Ambasadori i Kosovës në NATO, Astrit Zemaj, ka njoftuar se ai së bashku me një delegacionin nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës, ka marrë pjesë në Konferencën e radhës të Drejtorëve të Armatimeve Kombëtare/ Conference of National Armaments Directors (CNAD), cila është mbajtur në selinë e NATO-së
Sipas ambasadorit të Kosovës CNAD mbahet “nën drejtimin e ShBA-së dhe në Koalicionin me mbi 50-të vende mbahët në kuadër të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës – UDCG”
Më tej ai ka thënë se “Republika e Kosovës është një tregim suksesi i rrugëtimit të saj për liri dhe shtetndërtim”.
Ndërkohë Zemaj ka theksuar se Kosova e ka dëshmuar vetën e saj se është një partner me vlera euroatlantike.
“Me përkushtim të madh nder vite dhe një përvojë të jashtëzakonshme në fusha përkatëse është shndërruar në ofruese të sigurisë dhe me kapacitetet e saj është e gatshme për të kontribuar si një partner i dëshmuar për paqen dhe sigurinë dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta euroatlantike”, ka përfunduar ambasador i Kosovës në NATO.


