Ambasada e Italisë në Kosovë ka shkruar për heroin Afrim Bunjaku, i cili është vrarë në veri si polic i Kosovës.
Për këtë ka ditë zie në Kosovë dhe këtë po e respekton edhe Italia.
Flamuri italian është në gjysmështizë. Ambasada italiane ka shprehur ngushëllime për familjen Bunjaku.
“I bashkohemi institucionit të Kosovës në zi për rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në një sulm frikacak terrorist. Në Ambasadën tonë, flamujt e Italisë dhe Bashkimit Evropian janë ulur në gjysmështizë. Mendimet tona janë me familjen e tij, kolegët, njerëzit e dashur dhe me të gjithë njerëzit e Kosovës”, ka shkruar ambasada italiane.
Afrimi Bunjaku është varrosur sot, me një ceremoni që i parapriu shpallja hero nga presidentja e Kosovës.


