Aktivistët e Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), kanë mbajtur një aksion simbolik përpara ndërtesës së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.
Për natën e Halloween-it, ata janë maskuar me fytyrat e frikshme të profesorëve të UP-së, të cilët sipas tyre kanë bërë plagjiaturë.
“Sot për Halloween, na aktivistët e ORCA-s vendosëm të dalim e të shpërndajmë maska me fytyrat e frikshme të atyre që janë përreth plagjiaturës të përbashkuar. Nuk ka gjë më të frikshme se shkatërrimi i arsimit të një vendi që shumicën dërrmuese të popullsisë e ka më të re se mosha 35 vjeçare. Nuk ka gjë më të frikshme se kur plagjiatorët guxojnë të jenë në pozita udhëheqëse edhe pasi janë vërtetuar dyshimet për plagjiaturat e tyre”.


