KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prezantohet Strategjia për Arsim 2022-2026, Kurti premton jetësimin e objektivave të saj
Arsim

Prezantohet Strategjia për Arsim 2022-2026, Kurti premton jetësimin e objektivave të saj

Kosova News
Kosova News 18:05 -27/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe Inovacionit ka prezantuar sot Strategjinë për Arsim 2022-2026, dokument i cili do të shërbejë për zhvillimin e sektorit të arsimit për periudhën e ardhshme pesëvjeçare dhe ka pesë objektiva strategjike që adresojnë problemet kyçe të fushave prioritare të këtij sektori.

Pikat kryesore të Strategjisë janë Edukimi në fëmijërinë e hershme, ngritja e cilësisë së arsimit parauniversitar, harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me zhvillimin e teknologjisë dhe tregun e punës, cilësia, integriteti dhe konkurrueshmëria në arsimin e lartë, si dhe përdorimi i teknologjisë digjitale për përmirësimin e shërbimeve në arsim.

Në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se do të angazhohen bashkërsisht në jetësimin e objektivave të kësaj strategjie.

“Jemi në angazhim të përbashkët për jetësimin e objektivave të kësaj Strategjie që fëmijëve tanë të ju mundësojmë arsimim cilësor. Qeveria e Kosovës e ka prioritet sektorin e arsimit, si burim kryesor i zhvillimit ekonomik të vendit dhe shoqërisë në përgjithësi”, theksoi Kryeministri.

Ndërsa, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në fjalën e saj theksoi se kjo Strategji është dokumenti bazë për zhvillimin e arsimit në pesë vitet e ardhshme, ndërsa lansimi i saj është meritë dhe sukses i të gjithë atyre që kanë kontribuar në finalizmin e saj.

Sipas ministres, dokumenti është plotësisht i harmonizuar me programin qeveritar për arsim, bazuar në një analizë të hollësishme të gjendjes në këtë fushë.

Duke përmendur pesë shtyllat e Strategjisë, Nagavci tha se gjithëpërfshirja është kusht i domosdoshëm për zhvillimin e secilit individ dhe për këtë është duke u punuar në përmirësimin e infrastrukturës ligjore. Ajo gjithashtu bëri të ditur se për vitin e ardhshëm do të ketë rritje të buxhetit për arsim, me qëllim të investimit në infrastrukturë fizike.

Nagavci ka falënderuar Ministrinë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, e cila përmes GIZ Kosova ka mbështetur hartimin e Strategjisë së Arsimit 2022-26, duke kontribuar me ekpertizë profesionale dhe mbështetje teknike gjatë gjithë procesit hartues, si dhe Ministrinë Britanike për Punë të Jashtme dhe Zhvillim dhe organizatën DVV International për mbështetjen profesionale të ofruar përmes konsulencës vendore në procesin e planifikimit.

Të pranishëm ishin edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, dhe ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott, të ciilët theksuan rëndësinë e Strategjisë për Arsim 2022-2026 dhe u shprehën të kënaqur që vendet e tyre kanë kontribuar në këtë proces.

Strategjia e Arsimit 2022-2026 është hartuar në bashkëpunim më partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë dhe bazohet në Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 2021-2025, si dhe në analizën e gjendjes të fushave prioritare të sektorit të arsimit.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Kosova News 27/10/2022 27/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?