KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ndryshohet rregullorja e shkollës në Ferizaj që i ndalonte djemtë me flokë të gjatë
Arsim

Ndryshohet rregullorja e shkollës në Ferizaj që i ndalonte djemtë me flokë të gjatë

Kosova News
Kosova News 14:08 -14/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me Inspektoratin e Arsimit e ka hedhur poshtë rregulloren e shkollës “Jeronim De Rada” në Ferizaj, ndërsa një e re do të hyjë në fuqi. Shkak për këtë është bërë rasti i një djali 5 vjeç i cili është ndaluar të vijojë mësimin për shkak të flokëve të gjatë.

Ditë më parë drejtoresha e kësaj shkolle, Selvete Hajrullahu, duke u bazuar në rregulloren e shkollës pati ndaluar djalin të futej në klasë për shkak të flokëve, ndërkohë pas reagimeve të prindit, komuna ka kërkuar nga shkolla që brenda 15 ditësh të nxirret një rregullore e re.

Hajrullahu ka thënë për KOHEN se rregullorja e deritanishme është miratuar nga këshilli drejtues i shkollës dhe është aprovuar edhe nga këshilli i prindërve në të kaluarën, ndërkohë është zbatuar në përpikëri deri më tash.

Ndërkohë drejtori Komunal i Arsimit në Komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani, ka thënë se ka qenë një lëshim i shkollës me rregulloren. Llabjani ka thënë se është hedhur poshtë kjo rregullore dhe është kërkuar nga prindi ta rikthej fëmijën në shkollë.

“Ne e kemi pasur informacionin e prindit i cili nuk ka bërë ndonjë ankesë me shkrim, por ne kemi komunikuar me prindin dhe i kemi treguar se brenda ditës do të rregullohet kjo çështje, mirëpo ai ka bërë menjëherë reagime nëpër media. Ne kemi vepruar së bashku me inspektoratin dhe ai fëmijë duhet të rikthehet shumë shpejtë në bankat shkollore. Ne kemi shkuar në shkollë për të parë se ku është bazuar drejtoresha e shkollës për ta nxjerrë këtë rregullore dhe në bazë të informacioneve mendojmë se ka qenë një lëshim nga ana e drejtorisë së shkollës por shumë shpejtë do ta kthejmë nxënësin në bankat shkollore”, ka thënë Llabjani.

Në anën tjetër, drejtoresha e shkollës “Jeronim De Rada” Selvete Hajrullahu, ka thënë se reagimi i prindit ka qenë i nxituar.

“Rregullorja e mëhershme është nxjerrë nga këshilli drejtues i shkollës, andaj unë kam kërkuar që të ndryshohet në të kaluarën por këshilli e ka miratuar sërish të njëjtën. Ndërkohë prindi i këtij nxënësit ka qenë tendencioz dhe i nxitur nga dikush për ta bërë këtë reagim. Ndërkohë komuna dhe inspektorati tashmë e kanë hedhur poshtë atë rregullore dhe brenda 15 ditësh do ta nxjerrim një rregullore të re”, ka thënë Hajrullahu.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Kosova News 14/10/2022 14/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?