KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Këshilli i Prindërve kërkon organizim në çdo shkollë për të mbledhur fonde për mësimdhënësit
Arsim

Këshilli i Prindërve kërkon organizim në çdo shkollë për të mbledhur fonde për mësimdhënësit

Kosova News
Kosova News 09:42 -04/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria iu ndali pagën për shtator, Këshilli i Prindërve kërkon organizim në çdo shkollë për të mbledhur fonde për mësimdhënësit

Pas vendimit të Qeverisë për t’ia ndalur pagën për një muaj mësimdhënësve pas grevës në arsim, ka reaguar Këshilli i Prindërve të Kosovës.

Përmes një shkrimi në llogarinë zyrtare në Facebook, KPK ka thënë se nëse mësimdhënësve nuk iu jepen pagat e muajit shtator, prindërit duhet të organizohemi në çdo shkollë për të mbledhur fonde solidariteti për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit.

Sipas tyre, revolta e tyre ndaj SBASHK-ut ka qenë për të hapur çerdhet e shkollat por asnjëherë për t’i poshtëruar mësimdhënësit.

“Solidaritet! Nëse mësimdhënësve nuk iu jepen pagat e muajit shtator, ne prindërit duhet të organizohemi në çdo shkollë për të mbledhur fonde solidariteti për t’iu ndihmuar financiarisht mësimdhënësit. Revoltën e kishim për të hapur çerdhet e shkollat por asnjëherë për t’i poshtëruar mësimdhënësit”, ka thënë Këshilli i Prindërve.

Ndërkaq, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu të hënën i ka thënë Telegrafit se pagat për muajin shtator u janë ekzekutuar zyrtarëve të cilët kanë dalë në punë.

“Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në ligjin për Greva”, ka deklaruar Kryeziu.

Lidhur me këtë, pati reagime edhe nga shoqëria civile.

Juristi Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë të hënën se mos ekzekutimi i pagave për grevistët është në kundërshtim me ligjin.

Miftaraj tha se secili grevist që paraqet padi në gjykatë do të kompensohet edhe me shpenzimet e avokatit dhe kamatën ligjore.

“Mos ekzekutimi i pagave për grevistët është në kundërshtim me ligjin. Është persekutim ndaj grevistëve. Përndryshe, secili grevist që paraqet padi në gjykatë, përveç pagës, pastaj do të kompensohet edhe me shpenzimet e avokatit dhe kamatën ligjore. Me fjalë tjera, nga një pagë që mund të jete 480 euro për një muaj, shteti do të paguaj diku 1,500 euro. Në fund faturën e paguan taksapaguesi. P.S. Leximi i ligjit dhe interpretimi i ligjit dallon”, thekson Miftaraj

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Kosova News 04/10/2022 04/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?