Policia e Kosovës gjatë ditës së diel është futur për një kontrollim në tregun e automjeteve në Prishtinë, me ç’rast ka arrestuar edhe katër persona.
Të njëjtit janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
IMPORT, EKSPORT, FURNIZIM, TRANSPORTIM, PRODHIM, KËMBIM, NDËRMJETËSIM OSE SHITJE E PAAUTORIZUAR E ARMËVE APO MATERIEVE PLASËSE
· Tregu i automjeteve Prishtinë 02.10.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ishte hasur në treg duke shitur elektroshok dhe thika të llojeve të ndryshme, të cilat janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Tregu i automjeteve Prishtinë 02.10.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ishte hasur në treg duke shituar dylbi të ndryshme për pushkë, të cilat janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Tregu i automjeteve Prishtinë 02.10.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ishte hasur në treg duke shituar thika të ndryshme dhe boksa të metalit, të cilat janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.