KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Media izraelite tregon se çfarë do të bëjnë ushtarët e FSK-së në Gazë krah atyre shqiptarë, marokenë e kazakë
Siguri

Media izraelite tregon se çfarë do të bëjnë ushtarët e FSK-së në Gazë krah atyre shqiptarë, marokenë e kazakë

Kosova News
Kosova News 14:33 -13/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Media izraeliteJerusalem News(JNS) ka raportuar se një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka mbërritur në Izrael për t’iu bashkuar Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (International Stabilization Force – ISF), e cila pritet të angazhohet në Rripin e Gazës.

Sipas raportimit, ushtarët e FSK-së do të kenë rol mbështetës në përpjekjet për sigurinë në Gazë, duke u angazhuar në fusha si logjistika dhe çështjet civile.
“Nëpunësit ushtarakë nga Kosova do të mbështesin përpjekjet për sigurinë në Gazë në fusha si logjistika dhe administrimi i çështjeve civile”, thuhet në njoftimin e bordit për paqe të presidentit amerikan Donald Trump, të publikuar në rrjetin social X.

JNS-ja shkruan se kontingjenti nga Kosova u bashkohet trupave nga Maroku, të cilat mbërritën në Izrael muajin e kaluar, ndërsa edhe Shqipëria dhe Kazakistani pritet të kontribuojnë me personel në këtë forcë shumëkombëshe.

Sipas medias izraelite, Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit do të ketë detyrën të garantojë sigurinë në zonat humanitare pilot që po planifikohen në jug të Gazës. Këto zona synojnë të strehojnë civilë palestinezë të verifikuar dhe jashtë kontrollit të Hamasit.

Raporti thekson se zonat do të administrohen nga Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG), i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa siguria do të ofrohet nga trupat shumëkombëshe të ISF-së.

Sipas burimeve të cituara nga JNS-ja, pas muajsh planifikimi tashmë janë nisur edhe procedurat për ndërtimin e bazës së Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit dhe të kampit policor të NCAG-së.

Gjithashtu lexoni:

Kokainë, marihuanë, armë dhe mijëra euro, aktakuzë ndaj gjashtë personave në Suharekë

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj oficerit korrektues në Dubravë për “Marrje ryshfeti”

Gjendet trupi i Erkin Likës pasi ra në lumin Mat gjatë ngjitjes me litar

Gjenerali Bashkim Jashari pret delegacionin gjerman, riafirmohet mbështetja për zhvillimin e FSK-së

Operacion i kërkim-shpëtimit në lumin Mat, angazhohen edhe pjesëtarë nga Kosova

Kosova News 13/07/2026 13/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
40%
4 km/h
Mon
26 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort
15:28 -13/07/2026
KPK dorëzon zyrtarisht në Presidencë nominimin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit
15:04 -13/07/2026
Kokainë, marihuanë, armë dhe mijëra euro, aktakuzë ndaj gjashtë personave në Suharekë
14:32 -13/07/2026
Prokuroria ngre aktakuzë ndaj oficerit korrektues në Dubravë për “Marrje ryshfeti”
14:10 -13/07/2026
Dirk Schübel pason Aivo Orav si përfaqësues Special i BE-së për Kosovën
13:21 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?