Në seancën e rigjykimit të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, aktualisht ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzën për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.
“Jo, nuk ndihem fajtor”, deklaroi Konjufca,
Seanca po vazhdon me fjalën hyrëse nga palët në procedurë.
Gjykata Themelore në Prishtinë më 26 shkurt 2024 ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Konjufcës, me arsyetimin se nuk është provuar se ka kryer veprën që i vihej në barrë “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Kurse, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” për të cilën ka arritur parashkrimi, u refuzua akuza.
Por, Gjykata e Apelit prishi vendimin e Themelores dhe ktheu rastin në rigjykim.

