Ka vdekur në QKUK këmbësori i aksidentuar mbrëmjen e kaluar në rrugën magjistrale Podujevë – Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot, rreth orës 10:00, nga QKUK, kemi pranuar informatën se këmbësori, i cili ishte lënduar në aksidentin e trafikut të ndodhur mbrëmë në rrugën Podujevë–Prishtinë, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, tha ajo,
Ndërsa, shoferi i makinës është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Angazhimi menjëherë pas aksidentit dhe hetimet intenzive të Hetuesve të Njësitit të trafikut Rajonal, kanë rezultuar me identifikimin dhe lokalizimin e personit të dyshuar (ngasësit të automjetit), i cili pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Personi i dyshuar pas intervistimit me vendim rë prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka thënë Ahmeti.

