KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla mbledh institucionet përkatëse, pas vrasjes së gruas shtatzënë në Malishevë
Siguri

Gërvalla mbledh institucionet përkatëse, pas vrasjes së gruas shtatzënë në Malishevë

Kosova News
Kosova News 09:46 -26/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas rastit tragjik të vrasjes së gruas 25-vjeçare shtatzënë në fshatin Kërvasari të Malishevës, ministrja e Drejtësisë në detyrë, njëherësh koordinatorja kombëtare kundër dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore, Donika Gërvalla, ka mbajtur takim me përfaqësues të Policisë së Kosovës, prokurorisë, gjykatës dhe Qendrës për Punë Sociale.

Takimi u mbajt me qëllim të shqyrtimit të funksionimit të mekanizmave institucionalë dhe të marrjes së masave të nevojshme për parandalimin e rasteve të dhunës.

“Rastet e tilla na obligojnë të ndalemi, të shohim me përgjegjësi të plotë funksionimin e mekanizmave institucionalë dhe të bëjmë gjithçka që është e mundur për të parandaluar përsëritjen e tyre. Por çdo jetë e humbur na obligon të bëjmë më shumë, shumë më herët, të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të parandaluar rastin tjetër”, tha Gërvalla.
Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe përgjegjësisë së të gjitha institucioneve në parandalimin e dhunës.

“Parandalimi kërkon vigjilencë, përgjegjësi dhe bashkëpunim të plotë mes institucioneve. Secili duhet të jetë në nivelin e detyrës, të veprojë me kohë dhe të mos lejojë asnjë hallkë e sistemit të dështojë”, tha Gërvalla.

Tutje, ajo tregoi se sipas informacioneve të institucioneve përgjegjëse, bashkëshorti i viktimës është i dyshuari për rastin ndërsa viktima nuk rezulton të ketë qenë më parë e evidentuar në ndonjë situatë që do të sinjalizonte një rrezik të tillë.
“Tashmë është e domosdoshme që të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme dhe rasti të zbardhet plotësisht”, theksoi Gërvalla.

Ministrja Gërvalla kërkoi që të gjitha rrethanat e rastit të hetohen nga organet kompetente dhe që përgjegjësia të përcaktohet në përputhje me ligjin.
“Përgjegjësia duhet të përcaktohet nga organet kompetente dhe asnjë rrethanë e rastit nuk duhet të mbetet pa u hetuar”, tha ajo.

Duke ritheksuar qëndrimin institucional, ministrja Gërvalla tha se nuk do të ketë asnjë kompromis ndaj dhunës.

“Për dhunën nuk ka justifikim. Do të ketë zero tolerancë dhe asnjë kompromis ndaj saj. Mbrojtja e jetës dhe sigurisë së çdo gruaje dhe çdo qytetari është përgjegjësi e padiskutueshme institucionale. Do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha institucionet për parandalimin e dhunës, mbrojtjen e viktimave dhe forcimin e çdo mekanizmi që mund të shpëtojë një jetë”, deklaroi Gërvalla.

Gjithashtu lexoni:

Konjufca deklarohet i pafajshëm për akuzën për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Vdes në QKUK këmbësori i aksidentuar në rrugën Podujevë-Prishtinë

Wikoff: KFOR-i s’ka mandat për të përcaktuar nëse ura mbi Ibër hapet, vendimi u takon BE-së dhe Kosovës

Hapet konkursi për rekrutimin e stafit për prodhimin e municioneve në Jahoc

Kurti pret në takim DioGuardin: Do të jemi përgjithmonë mirënjohës për shërbimin e tij

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?