KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trainkos reagon për vagonët e riparuar në Serbi: “Profitech ishte ofertuesi i vetëm, nuk kemi pasur ndikim te nënkontraktori”
Ekonomi

Trainkos reagon për vagonët e riparuar në Serbi: “Profitech ishte ofertuesi i vetëm, nuk kemi pasur ndikim te nënkontraktori”

Kosova News
Kosova News 18:10 -24/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndërmarrja Publike “Trainkos” ka reaguar lidhur me debatet dhe raportimet e fundit për riparimin e vagonëve të saj në Zrenjanin të Serbisë, duke thënë se disa nga pretendimet e publikuara në media janë dezinformata.

Sipas Trainkos-it, riparimi i pesë vagonëve, i përfunduar në dhjetor të vitit 2024, është realizuar përmes një tenderi të hapur, me numër 10908-24-1153-2-1-1, të publikuar më 15 shkurt 2024.

Tenderi, sipas ndërmarrjes, është fituar nga kompania vendore Profitech Sh.P.K., me seli në Prishtinë, e cila ishte operatori i vetëm ekonomik që kishte aplikuar në këtë procedurë.

Trainkos thotë se kompania fituese ka pasur përgjegjësi për përzgjedhjen e nënkontraktorëve dhe se ndërmarrja nuk ka pasur bazë juridike për të përcaktuar apo ndikuar në zgjedhjen e tyre.

“Vetëm në Zrenjanin mund të riparohen”

Pas raportimeve të sotme, Trainkos thotë se ka kontaktuar zyrtarisht kompaninë Profitech për të marrë sqarime se pse vagonët janë dërguar në Zrenjanin, nëse është dashur leje për këtë dhe nëse ka pasur mundësi që riparimi të kryhej diku tjetër.

Sipas përgjigjes që Trainkos thotë se e ka marrë nga operatori ekonomik:

  • vagonët janë dërguar në Zrenjanin pasi “vetëm ata mund t’i rregullojnë këta vagonë”;
  • dogana është njoftuar paraprakisht dhe vagonët kanë kaluar përmes Maqedonisë së Veriut drejt Serbisë;
  • nuk ka pasur mundësi që riparimi të kryhej në një vend tjetër, pasi, sipas kompanisë, vagonët nuk mund të riparoheshin diku tjetër.

Megjithatë, Trainkos njofton se do të realizojë një vlerësim të pavarur për të parë nëse punime të tilla mund të kryhen edhe nga operatorë në shtete të tjera.

Në rast se konstatohet se ekzistojnë mundësi të tjera, ndërmarrja thotë se do t’i shqyrtojë ato brenda kornizës ligjore.

Trainkos: Vagonët janë riparuar në Serbi edhe në vitin 2017

Ndërmarrja ka dhënë edhe një sqarim për historikun e vagonëve, duke thënë se ata janë blerë nga Gjermania në vitin 2017 dhe po atë vit janë riparuar në Zrenjanin.

Sipas Trainkos-it, në atë kohë komisioni i ndërmarrjes kishte vizituar punishten në Zrenjanin për të bërë pranimin teknik të vagonëve.

“Është tendencioze dhe manipuluese që konteksti dhe historiku i riparimit të vagonëve të injorohet për qëllim të politikave ditore të cilat aspak nuk i shërbejnë interesit publik”, thuhet në reagimin e ndërmarrjes.

Ky sqarim i Trainkos-it vjen në një kohë kur është rikthyer në qendër të debatit politik çështja e dërgimit të vagonëve të Kosovës për riparim në Serbi.

Trainkos mohon se ka larguar nga puna një punonjës

Në reagimin e saj, ndërmarrja ka mohuar kategorikisht edhe pretendimet se një punonjës i apostrofuar në raportimet mediale lidhur me këtë rast është larguar nga puna për shkak të çështjes së vagonëve.

Trainkos thotë se punonjësi nuk është përjashtuar nga puna, por aktualisht ndodhet në procedurë para komisionit disiplinor për shkak të, siç pretendon ndërmarrja, “shkeljeve të shumta të detyrave të punës”, përfshirë edhe mosvijimin në punë.

Sipas Trainkos-it, çdo përpjekje për ta lidhur procedurën disiplinore me çështjen e vagonëve është “fabrikim dhe manipulim”.

Në fund, ndërmarrja thotë se mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e interesit publik dhe respektimin e ligjeve të Kosovës, ndërsa u ka bërë thirrje të gjitha palëve që informacionet t’i marrin nga komunikimet zyrtare dhe institucionale.

Gjithashtu lexoni:

Rizvanolli reagon për tenderin: Përzgjedhjen e nënkontraktorit në Serbi nuk e ka bërë Trainkosi

Ekskluzive: Kompania që i dërgoi vagonët për riparim në Serbi është në pronësi të burrit të ish drejtoreshës dhe kandidates për asamble të AAK-së në Prishtinë

Propaganda për vagonët? Rizvanolli shpalos dokumentet: Vagonët u dërguan në Serbi për riparim që në vitin 2017, kur ministër ishte Pal Lekaj

Ndërhyrje në rrjet, KRU Mitrovica paralajmëron ndërprerje të ujit

Prokuroria jep detajet e fundit për tragjedinë në Malishevë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?