KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria jep detajet e fundit për tragjedinë në Malishevë
Siguri

Prokuroria jep detajet e fundit për tragjedinë në Malishevë

Kosova News
Kosova News 10:57 -24/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka dhënë detaje lidhur me rastin e rëndë që ndodhi në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku Jetlira Foniqi-Bytyqi humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, ndërsa bashkëshorti i saj, Egzon Bytyqi, mbeti i plagosur rëndë.

Sipas njoftimit, viktima, bashkëshortja e personit të dyshuar, ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa i dyshuari, një person i gjinisë mashkullore, ka pësuar gjithashtu plagë të rënda nga arma e zjarrit dhe ndodhet në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën.

Prokurori i shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për kryerjen e autopsisë.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria njofton se, në koordinim me Policinë e Kosovës, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit dhe sigurimin e provave relevante.

Njoftimi i Prokurorisë Themelore të Gjakovës:
Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton opinionin publik, lidhur me rastin që ka ndodhur në fashtin Kërvasari, Komuna Malishevë, ku sipas të dhënave fillestare një person i gjinisë femërore, bashkëshortja e personit të dyshuar, si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në QKUK.

Ndërkaq, i dyshuari personi i gjinisë mashkullore, po ashtu ka pësuar plagë të rëndanga arma e zjarrit, i cili është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas njoftimit nga QKUK-ja, ai është në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën.

Prokurori i shtetit, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për kryerjen e autopsisë.

Nga prokurori i shtetit rasti është iniciuar për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokurori i shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti dhe sigurimit të provave relevante.

Gjithashtu lexoni:

23 mbetje mortore në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me Grupin e Intelektualëve

Tragjedi në “Veternik”: Një 49-vjeçar bie nga lartësia dhe humb jetën

QKUK-ja jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

Kurti merr pjesë në prezantimin e raportit për gërmimet në Komunën e Zubin Potokut

Sot shapllet vendimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?