KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ekskluzive: Kompania që i dërgoi vagonët për riparim në Serbi është në pronësi të burrit të ish drejtoreshës dhe kandidates për asamble të AAK-së në Prishtinë
Politikë

Ekskluzive: Kompania që i dërgoi vagonët për riparim në Serbi është në pronësi të burrit të ish drejtoreshës dhe kandidates për asamble të AAK-së në Prishtinë

Jeton Sopa
Jeton Sopa 19:02 -24/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Debati politik për riparimin e vagonëve të Trainkos-it në Serbi ka shkaktuar përplasje të mëdha mes pozites dhe opozites. Që nga dita e djeshme ish-deputeti i AAK-së Daut Haradinaj i mbështetur nga mediat e opozitës kanë akuzuar qeverinë Kurti se ka dhënë tender prej 423 mijë eurosh për t’i riparuar vagonët e trenave në Serbi.
Ndërkohë sot ministrja në detyrë e Ekonomisë Artane Rizvanolli iu është kundërpërgjigjur duke publikuar dokumente se kjo gjë kishte ndodhur edhe në vitin 2017 gjatë kohës së qeverisë Haradinaj kur edhe ishin blerë këta vagonë nga ndërmarrja Trainkos.

Ndërkohë edhe ndërmarrja Trainkos ka dal me reagim duke thënë se këtë tender e ka fituar kompania “Profitech” si konkurente e vetme dhe ka sqaruar se riparimi i vagonëve të tillë mund të bëhet vetëm në Serbi pasiq kjo ka ndodhur edhe në të kaluaren.

Por kush është kompania “Profitech” që i dërgoj për riparim vagonët në Serbi?

Sipas të dhënave të ARBK-së tregojnë se Basri Asllani zotëron 70 për qind të aksioneve ndërsa djali i tij Erblin Asllani zotron 20% të aksioneve në Profitech SH.P.K. Kompania është regjistruar në Prishtinë në dhjetor të vitit 2017.


Basri Asllani është bashkëshorti i ish drejtoreshës së Administratës në Komunen e Prishtines Vasilika Zotaj Asllani e cila njëherit ishte edhe kandidate për asamble në zgjedhjet lokale të vitit 2025 nga radhet e AAK-së.
Edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2025, Zotaj-Asllani garoi në listën e AAK-së për Asamblenë Komunale të Prishtinës, me numrin 3 dhe ishte promovuar edhe nga ish kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës Bekë Berisha

KosovaNews ka siguruar edhe fotografi të Vasilika Asllanit me ish-deputetin e AAK-së Daut Haradinaj dhe me eksponent të tjerë të AAK-së siç është edhe deputetja Time Kadriaj.

KosovaNews ka kontaktuar me pronarin e kompanisë “Profitech” z.Bedri Asllani i cili e ka konfirmuar tenderin që e ka fituar në Tranikos duke thënë se kjo gjë është politizuar skajshmërisht dhe nuk e kupton se pse po bëhen këto sulme.

“Tenderin e kam fituar me meritë, dhe pa asnjë lloj ndikimi nga askush, riparimi i vagonëve të tillë bëhet vetëm në Serbi kështu ka ndodhë edhe në të kaluaren pasiqë vetëm komania në Zermjan të Serbisë mund të bëj riparimin e këtyre vagonëve, përpara ka pas në Bullgari por tash as atje nuk mund të bahet . Këta vagonë nuk mund të dërgohen askund në Evropë për tu riparuar sepse nuk mund të dalin nëpër hekurudhat e Evropës”
Ende pa e pyetur për lidhjet me eksponenten e AAK-së Asllani ka thënë se është burri i Vasilika Zotaj Asllani.
“shiqo unë gruan e kam pas në AAK jam burri i Vasilika Asllanit e cila ka qenë edhe anëtare e kryesisë së AAK-së dhe nuk po e kuptoj se pse po sulmohem”

Mysafir special i familjes Asllani ishte pikërisht ish kryeministri Ramush Haradinaj në vitin 2019 kur pronari i komapanisë “Profitech” Basri Asllani e kishte martuar djalin e tij Edonin.

Gjithashtu lexoni:

Mustafa kërkon bashkëqeverisje me LVV-në: Koha për të lëvizur përpara është tani

Trainkos reagon për vagonët e riparuar në Serbi: “Profitech ishte ofertuesi i vetëm, nuk kemi pasur ndikim te nënkontraktori”

Kurti: Solidariteti i Kosovës me Ukrainën nuk ka qenë kurrë transaksion

Presidenca jep detaje për procedurën e emërimit të anëtarëve të KQZ-së

Propaganda për vagonët? Rizvanolli shpalos dokumentet: Vagonët u dërguan në Serbi për riparim që në vitin 2017, kur ministër ishte Pal Lekaj

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?