Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar konsumatorët se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione.
Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Ferki Aliu”, “Shemsi Ahmeti”, “Sherif Tërstena” dhe “Kuvendi i Arbërit”, si dhe
në fshatrat Rahovë, Vaganicë dhe Shipol.
Intervenime do të ketë edhe në rrugën “Obiliqeva” në Zveçan, si dhe në rrugët “Kralja Petra” dhe “Anke Spaiq” në Mitrovicën e Veriut.
Ndërsa në rrjetin e kanalizimit, ekipet do të intervenojnë në rrugët “Haki Misini” dhe “Selaniku”.
KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
Konsumatorët janë njoftuar gjithashtu se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt. Në këtë rast, rekomandohet që uji të lihet të rrjedhë për disa minuta, deri në kthjellimin e tij.
Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

