KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministria e Bujqësisë: Fermerët nuk preken nga procedurat në sektorin e qumështit
Lajme

Ministria e Bujqësisë: Fermerët nuk preken nga procedurat në sektorin e qumështit

KosovaNewss
KosovaNewss 20:40 -06/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka reaguar ndaj protestës së fermerëve të qumështit para ndërtesës së kësaj ministrie.

Në një komunikatë publikuar në faqen e tyre zyrtare  në Facebook, ministria ka theksuar se respekton të drejtën e tyre për të protestuar dhe e kupton situatën me të cilën po përballen.

Ministria ka bërë të ditur se fermerët nuk janë objekt i procedurave administrative që po zhvillohen, pasi ato lidhen ekskluzivisht me respektimin e detyrimeve ligjore nga operatorët e biznesit me ushqim.

Sipas ministrisë, institucionet janë duke bashkëpunuar me përfaqësuesit e sektorit për të garantuar vazhdimin e grumbullimit të qumështit të freskët dhe për të shmangur dëmet ekonomike për fermerët.

Tutje theksohet se masat e ndërmarra në sektorin e qumështit nuk janë të drejtuara kundër industrisë së përpunimit, por synojnë forcimin e sigurisë ushqimore, mbrojtjen e konsumatorëve dhe krijimin e kushteve të barabarta për të gjithë operatorët në treg.

“Ministria është duke punuar me të gjitha institucionet përgjegjëse dhe me përfaqësuesit e sektorit për të siguruar që grumbullimi i qumështit të freskët të vazhdojë dhe që fermerët të mos pësojnë dëme ekonomike si pasojë e veprimeve apo vendimeve të operatorëve ekonomikë. Veprimet e ndërmarra në sektorin e qumështit nuk janë masa kundër industrisë së përpunimit. Ato janë masa për forcimin e sigurisë ushqimore, mbrojtjen e konsumatorit dhe krijimin e kushteve të barabarta për të gjithë operatorët që veprojnë në treg”, thuhet në reagim.

Ministria njofton se ka intensifikuar kontrollet zyrtare në kufi dhe në treg, analizat laboratorike, si dhe ka vendosur raportimin e detyrueshëm për lëndët e para që përdoren në sektorin e qumështit, me qëllim garantimin e përputhshmërisë së produkteve me legjislacionin në fuqi.

Në reagim thuhet se fermerët kanë të drejtë të presin që qumështi i tyre të vlerësohet drejt dhe të mos zëvendësohet nga produkte që nuk deklarohen ose nuk përdoren sipas kërkesave ligjore, ndërsa konsumatorët kanë të drejtë të informohen saktë për përbërjen e produkteve që blejnë.

Ministria ka bërë të ditur se procedurat administrative do të vazhdojnë në përputhje me ligjin dhe provat, pa u ndikuar nga presione, duke garantuar se do të punojë për të mbrojtur fermerët, konsumatorët dhe prodhimin vendor. Gjithashtu, u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve të sektorit që të respektojnë detyrimet ligjore dhe të bashkëpunojnë me institucionet për një sektor të qumështit të qëndrueshëm, transparent dhe konkurrues.

Gjithashtu lexoni:

AUV demanton “Vitën” dhe mediat: Rezultatet e mostrave të 2 korrikut ende nuk kanë dalë, opinioni po dezinformohet

Përfundon takimi i fermerëve me ministrin Muja

Rritet numri i rasteve me fruth në Kosovë, IKShPK apelon për vaksinim

Fermerët protestojnë – Ministri Muja i pret në takim pas kërkesave për rifillimin e grumbullimit të qumështit

Nis protesta e fermerëve te Ministria e Bujqësisë

KosovaNewss 06/07/2026 06/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
clear sky
15° _ 14°
71%
Mon
26 °C
Tue
29 °C
Wed
32 °C
Thu
29 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

MPJD-ja u bën thirrje qytetarëve të mos kalojnë nëpër Serbi
22:55 -06/07/2026
AUV demanton “Vitën” dhe mediat: Rezultatet e mostrave të 2 korrikut ende nuk kanë dalë, opinioni po dezinformohet
22:31 -06/07/2026
Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje
22:04 -06/07/2026
Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade
21:29 -06/07/2026
Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë
20:45 -06/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?