KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje
Botë

Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje

KosovaNewss
KosovaNewss 22:04 -06/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në prag të samitit të NATO-s në Ankara, sekretari i përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte, tha të hënën se anëtarët evropianë dhe Kanadaja janë në rrugën e duhur për t’i sjellë shpenzimet e tyre për mbrojtjen në të njëjtin nivel me ato të Shteteve të Bashkuara.

Uashingtoni vazhdimisht e ka kritikuar Evropën për shpenzimet e pamjaftueshme ushtarake, duke i cilësuar këtë si “përfitim falas” nga mbrojtja kolektive.Duke folur në kryeqytetin turk, pak para nisjes së samitit dyditor të NATO-s më 7–8 korrik, Rutte tha gjithashtu se aleanca “duhet të vazhdojë të sigurohet se Ukraina do ta marrë atë që i nevojitet”, pas një tjetër sulmi shkatërrues rus në dhe rreth Kievit të hënën, ku humbën jetën të paktën 21 njerëz.

Samiti i Ankarasë synon të vlerësojë ecurinë e 32 vendeve aleate në përmbushjen e cakut, të vendosur vitin e kaluar në Hagë, për të shpenzuar 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtjen deri në vitin 2035.Meqë disa vende mezi këtë vit e arritën cakun e mëparshëm prej 2 për qind të PBB-së, Shtetet e Bashkuara kanë ushtruar trysni ndaj vendeve evropiane që të paraqesin plane të besueshme se si do ta arrijnë cakun e ri brenda një dekade.

“Një rrugë e njëanshme”Vetëm javën e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, i cili prej kohësh ka shprehur skepticizëm ndaj aleancës, vuri sërish në pikëpyetje NATO-n në një postim në rrjetet sociale, duke shkruar se është “absurde që SHBA-ja të vazhdojë në këtë rrugë të njëanshme, kur marrëdhënia nuk është dypalëshe”.Ai publikoi gjithashtu një grafik që tregonte se Uashingtoni shpenzon shumë më tepër për ushtrinë sesa çdo aleat tjetër evropian.

Kjo pason kritika të ngjashme të shprehura nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë takimit me homologët e tij të NATO-s në Bruksel muajin e kaluar. Ai i akuzoi disa vende se “po përfitojnë falas” nga aleanca dhe kritikoi të tjera që nuk lejuan përdorimin e bazave të tyre ajrore nga avionët amerikanë gjatë fushatës ushtarake të SHBA-së kundër Iranit në fillim të këtij viti.

Në atë takim, Hegseth premtoi gjithashtu një rishikim gjashtëmujor të pranisë së trupave amerikane në Evropë, duke deklaruar se “disa vende do të dështojnë, ndërsa të tjerat do ta kalojnë testin me rezultate të shkëlqyera”, duke lënë të kuptohet se një pjesë e rreth 80 mijë ushtarëve amerikanë të vendosur në Evropë mund të tërhiqen nga vendet që shpenzojnë më pak për mbrojtjen.

Rutte, i cili është përpjekur të ruajë marrëdhënie të ngushta me Trumpin për ta mbajtur të bashkuar aleancën, tha se aleatët evropianë dhe Kanadaja “tashmë po investojnë rreth 4 për qind të PBB-së së tyre në mbrojtje dhe siguri”, duke shtuar se kjo ka sjellë 258 miliardë dollarë investime shtesë në mbrojtje gjatë dy vjetëve të fundit.

Sipas Ruttes, kjo prirje do të thotë se 31 anëtarët e tjerë të NATO-s janë tashmë “në binarë për t’i barazuar shpenzimet e tyre të mbrojtjes me ato të Shteteve të Bashkuara”.Ish-kryeministri holandez vlerësoi gjithashtu Trumpin, duke thënë se ai është presidenti i parë amerikan që nga Dwight D. Eisenhower në vitet 1950 që ka arritur “këtë barazim”.

Ukraina kërkon më shumë sisteme të mbrojtjes ajrorePritet që Ukraina të jetë gjithashtu një nga temat kryesore të agjendës së NATO-s gjatë tubimit të udhëheqësve.Pas sulmeve më të fundit ruse të hënën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili do të marrë pjesë në disa pjesë të samitit, u bëri thirrje vendeve anëtare përmes një postimi në rrjetet sociale që t’i ofrojnë Kievit më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, veçanërisht raketa Patriot.

Ndërsa u bëri thirrje aleatëve të shtojnë mbështetjen, Rutte pranoi se Perëndimi ka pak mundësi për të forcuar menjëherë mbrojtjen ajrore të Ukrainës.“Nga një këndvështrim praktik, ekziston një kufi i numrit të raketave interceptuese në territorin e NATO-s dhe për këtë arsye duhet të prodhojmë më shumë”, tha ai. “Po punojmë në çdo drejtim; të gjithë janë të përfshirë në këtë përpjekje”.

Duke qenë se ka pak gjasa që Ukraina të marrë së shpejti sisteme të reja të mbrojtjes ajrore, ekziston shpresa se Kievi mund të sigurojë në Ankara një marrëveshje licencimi që do t’i lejonte prodhimin e këtyre sistemeve ose komponentëve të tyre brenda vendit.Ndërkohë, udhëheqësit e NATO-s pritet ta miratojnë edhe komunikatën përfundimtare të samitit, e cila parashikon një angazhim prej 70 miliardë eurosh në mbështetje dypalëshe dhe institucionale për Ukrainën gjatë këtij dhe vitit të ardhshëm./REL.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria kërkon gjykimin e 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e Charlie Kirk

Gjermania: Barazia gjinore, kyçe për të ardhmen e rajonit

Surprizë në gjyqin ndaj kosovarit për sulm me thikë në Gjermani, autori del të jetë vëllai i tij që tash ndodhet në Kosovë

FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet ku zhvilloheshin ndeshjet e Kupës së Botës

Merr fund epidemia e hantavirusit që i mori jetën 3 personave dhe infektoi 13 të tjerë

KosovaNewss 06/07/2026 06/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
clear sky
15° _ 14°
71%
Mon
26 °C
Tue
29 °C
Wed
32 °C
Thu
29 °C
Fri
28 °C

Lajmet e Fundit

MPJD-ja u bën thirrje qytetarëve të mos kalojnë nëpër Serbi
22:55 -06/07/2026
AUV demanton “Vitën” dhe mediat: Rezultatet e mostrave të 2 korrikut ende nuk kanë dalë, opinioni po dezinformohet
22:31 -06/07/2026
Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade
21:29 -06/07/2026
Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë
20:45 -06/07/2026
Ministria e Bujqësisë: Fermerët nuk preken nga procedurat në sektorin e qumështit
20:40 -06/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?