Pas një takimi tre orësh mes ministrit në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja, dhe përfaqësuesve të Shoqatës së Fermerëve Kosovarë të Qumështit, u tha se është arritur një marrëveshje e përbashkët mes palëve.
Sipas Fidan Krasniqit, përfaqësues i kësaj shoqate nga sonte do të nis grumbullimi i qumështit të freskët nga qumështorja “Vita” prej fermerëve për hir të korrektësisë.
“Nga qumështorja u zotua që nga sonte do të fillojë grumbullimi i qumështit të freskët prej fermerëve, për arsyet të korrektësisë, domethënë, u arrit një marrëveshje e përbashkët, e përkohshme, që po shpresojmë që në takimet e radhës do të zgjidhen edhe problemet e tjera, të cilat i shprehën sot në formë protestuese prodhuesit e qumështit”, tha Krasniqi.


