Një fëmijë, i cili kishte pësuar lëndime të rënda pasi ishte rrëzuar nga një trotinet elektrik në rrugën “Pajazit Nushi” në Gjilan më 8 qershor 2026, ka ndërruar jetë dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve.
Njoftimi i plotë:
VETAKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Rr. Pajazit Nushi, Gjilan 08.06.2026 – 13:10. Me 20.06.2026 është raportuar se viktima mashkull kosovar-fëmijë, i cili ishte i lënduar rëndë pasi ishte rrëzuar nga trotineti elektrik, sot kishte ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë u është dorëzuar familjarëve.


