KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Liria fillon me ruajtjen e kujtesës dhe të së vërtetës
Lajme

Kurti: Liria fillon me ruajtjen e kujtesës dhe të së vërtetës

Kosova News
Kosova News 20:00 -16/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka organizuar ceremoninë festive “Dita e Pavarësisë përmes rrëfimeve dhe fotografive”, në kuadër të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në këtë aktivitet mori pjesë dhe mbajti fjalim kryeministri Albin Kurti.

Në fjalën e tij, Kurti theksoi simbolikën e mbajtjes së kësaj ceremonie në një institucion të dijes. “Për këtë 18-vjetor të pavarësisë së Republikës së Kosovës ne po mblidhemi në një institucion që simbolizon dijen e të gjitha fushave dhe qëndrueshmërinë e identitetit tonë kombëtar”, u shpreh ai.

Ai e cilësoi 17 Shkurtin si më shumë se një datë historike. “Kjo ditë është përkujtim i një akti politik, është përgëzim i një përpjekjeje historike për liri, dinjitet dhe shtetësi”, tha Kurti, duke shtuar se rruga drejt 17 shkurtit 2008 ishte “sa e gjatë aq edhe e mundimshme”, e ndërtuar me sakrificë, qëndresë dhe besim në të drejtën për të jetuar në liri.

Duke folur për rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe kujtesës kombëtare, ai theksoi: “Mbrojtja e fjalës së shkruar në gjuhën shqipe ishte akt i heshtur, por thellësisht i fuqishëm rezistence”. Sipas tij, “kur u tentua të zbehej historia jonë, ajo u ruajt në dokumente; kur u synua të heshtet fjala shqipe, ajo u mbrojt me libra”.

Kurti rikujtoi periudhën nga viti 1890 deri në qershor të vitit 1999, kur Biblioteka u përball me masa të dhunshme, spastrim të koleksioneve dhe përjashtim të librit shqip. Ai theksoi se në mbarë Kosovën u shkatërruan dhe u dogjën 175 biblioteka me mbi një milion e gjysmë ekzemplarë, në një përpjekje për të goditur kujtesën kolektive dhe identitetin kulturor.

“Me gjithë këto, fjala shqipe mbijetoi dhe gjeti strehë në rafte, në arkiva e në ndërgjegjen e atyre që besuan se liria fillon me ruajtjen e kujtesës dhe të së vërtetës”, deklaroi ai.

Duke vlerësuar rolin e Biblioteka Kombëtare e Kosovës ndër vite, Kurti tha se ajo ka dëshmuar një rol të jashtëzakonshëm në mbrojtjen, sistemimin dhe promovimin e botimeve vendore, si dhe në mbështetjen e autorëve. “Ekzistenca jonë nuk u zhvillua vetëm në fushëbetejë, por edhe në mbrojtje të librit, të dijes dhe të së vërtetës historike”, u shpreh ai.

Kryeministri nënvizoi se gjatë viteve të fundit institucioni ka ndërmarrë një transformim të rëndësishëm drejt digjitalizimit, me një kapacitet prej rreth 15 mijë faqesh në ditë, si dhe ka konsoliduar rrjetin bibliotekar duke lidhur 48 biblioteka në një sistem të përbashkët katalogimi dhe kërkimi.

“Kjo është Kosova që po ndërtojmë: një shtet që e ndërton historinë, që ruan trashëgiminë dhe që investon në dije si garanci e së ardhmes”, theksoi Kurti.

Në fund, ai uroi qytetarët: “Gëzuar Ditën e Pavarësisë, lavdi të rënëve për liri, rroftë Republika e Kosovës e pavarur, demokratike dhe sovrane.”

Gjithashtu lexoni:

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në

Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit

Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë

Obiliqi subvencionon transportin publik nga e hëna

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kosova News 16/02/2026 16/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?