Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se ka iniciuar procedurën për trajtimin e qenve agresivë në kët qytet.
Në një postim në Facebook, kryetari Peci ka theksuar se angazhimi i komunës është maksimal për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi të kahmotshëm.
Ai bëri të ditur se kjo procedurë është iniciuar me qëllim të rritjes së sigurisë së qytetarëve.
“Sot, u bë inicimi i procedurës për trajtimin e qenve agresivë.Siguria e qytetarëve në radhë të pare”, ka shkruar Peci në Facebook.


