KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dënohet në Zvicër “sheh-imami” nga Kosova për mashtrim dhe keqpërdorime financiare
Lajme

Dënohet në Zvicër “sheh-imami” nga Kosova për mashtrim dhe keqpërdorime financiare

Kosova News
Kosova News 11:41 -03/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Një shtetas 57-vjeçar nga Kosova, i njohur si “sheh-imam”, është dënuar nga një gjykatë zvicerane me tre vjet e gjysmë burgim dhe ndalimhyrje në Zvicër për një periudhë prej tre vitesh, nën akuzat për mashtrime sistematike dhe keqpërdorime financiare, ka shkruar gazeta zvicerane “Tages Anzeiger”.

Sipas aktgjykimit të shpallur në Gjykatën e Dietikonit, afër Cyrihut, i dënuari kishte ndërtuar një skemë mashtrimi përmes së cilës kishte shkaktuar një dëm prej rreth 1,5 milionë frangash zvicerane. 
Ai dyshohet se kishte përfshirë në këtë aktivitet kriminal edhe familjen e tij 6-anëtarëshe, si dhe dy ndihmës të tjerë.

“Hetimet kishin nisur pas një bastisjeje policore në një vilë luksoze afër Cyrihut, për të cilën shehu paguante qira mujore marramendëse prej 24 mijë frangash. Gjatë operacionit, hetuesit konfiskuan dokumente dhe pajisje elektronike; po ashtu u zbulua një sistem kompleks i firmave fiktive që shërbenin si mbulesë për pasurimin e paligjshëm. Sipas prokurorisë, ky sheh luante rolin e një sipërmarrësi të patundshmërive, duke mashtruar bankat dhe shtetin zviceran me bilance të falsifikuara, veçanërisht duke përfituar mbi gjysmë milioni franga nga kreditë emergjente të Covid-19 (pandemia e koronës)”, thuhet në shkrim

Tutje është thënë se pavarësisht se para institucioneve shtetërore deklarohej si i varfër, familja e tij dispononte rreth 120 vetura luksoze, përfshirë modele të Porsche, Mercedes dhe Hummer.
Po ashtu, ai kishte shpenzuar rreth 100 mijë franga për blerjen e tri targave speciale, të cilat në Zvicër shiten në ankand.

Procesi gjyqësor kishte zgjatur gjashtë ditë. Prokuroria kishte kërkuar ndalimhyrje prej 15 vitesh në Zvicër, por gjykata vendosi për tre vjet. 

Ndërsa anëtarët e familjes, përfshirë ish-bashkëshorten dhe katër fëmijët, u liruan nga akuzat ose u dënuan me gjoba minimale, me arsyetimin se familja funksiononte nën një strukturë strikte patriarkale. 

Dy nga fëmijët do të dëmshpërblehen me rreth 70 mijë franga për muajt e kaluar në paraburgim.
“Gjatë procesit, shehu kërkoi falje duke u arsyetuar se si prijës fetar nuk dëshironte të figuronte publikisht si pronar biznesesh, andaj përdori anëtarët e familjes. Gjykatësja ishte e bindur se energjia kriminale e shehut kosovar ishte rritur me kalimin e kohës dhe dënimet e mëparshme me gjoba nuk kishin pasur asnjë efekt reflektimi tek ai. Njëri ndihmës i shehut u dënua me kusht, aktgjykimi për tjetrin do të pasojë më vonë”, thuhet më tej në shkrim

Gjithashtu lexoni:

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në

Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit

Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë

Obiliqi subvencionon transportin publik nga e hëna

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kosova News 03/02/2026 03/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?