KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani dhe Kurti nderojnë viktimat e masakrës së Reçakut: 26 vjet pas tragjedisë, kërkohet drejtësi për krimet e luftës
Lajme

Osmani dhe Kurti nderojnë viktimat e masakrës së Reçakut: 26 vjet pas tragjedisë, kërkohet drejtësi për krimet e luftës

Kosova News
Kosova News 12:39 -15/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Akademinë përkujtimore për masakrën e Reçakut ka thënë se në Reçak, 26 vjet më parë u ndeshën njerëzorja dhe mizorja.

“Në një ditë të zymtë të janarit 99-të 45 banorë të Reçakut ndër të cilët burra, gra e të moshuar u masakruan nga regjimi gjenocidal i Serbisë duke shpërfaqur kështu fytyrën e egër të gjenocidit dhe shtypjes. Reçaku nuk është vetëm një tragjedi që lidhet vetëm më këtë fshat dhe banorët e tij, por një dëshmi e vuajtjeve të gjata të popullit tonë i cili kërkonte dhe luftonte për liri dhe për të drejtën në ekzistencë”, ka thënë Osmani

Sipas saj, pamjet e asaj masakre tronditën botën dhe prekën ndërgjegjen ndërkombëtare e mobilizuan diplomacinë, krejt kjo në saje të mikut tonë të madh ambasadorit William Walker i cili me guxim dhe përkushtim i dha zë të vërtetës së pamohueshme të vuajtjeve të popullit tonë.

“Ai dëshmoi para botës atë që e pa me sytë e tij. Mizoritë e paimagjinueshme të cilat regjimi gjenocidal serb i kreu mbi popullsinë e pa mbrojtur shqiptare këtu në Reçak dhe ku do në Kosovë. Sot ambasadori Walker i cili është në mesin tonë mbetet një simbol i ndërgjegjes njerëzore dhe i drejtësisë ndërkombëtare, ndaj edhe kisha nderin që në tetor të viti të kaluar ta dekoroja atë me medaljen presidenciale të lirisë në emër të popullit të Republikës së sonë. Fjalët e thëna me vendosmërinë nga ambasadori Walker, tronditën opinion publik ndërkombëtar dhe ishin thirrje për veprim të menjëhershëm”, ka theksuar presidentja.

Sipas saj, kjo hapi edhe rrugën për ndërhyrjen e NATO-s e cila bashkë me luftën çlirimtare të bijve dhe bijave të Kosovës, vajzave dhe djemve të ushtrisë sonë çlirimtare e bënë Kosovën të lirë.

Në këtë akademi, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka theksuar se varret janë në tokë, vrragët në trup e në shpirt, kurse vrasësit ende në liri në Serbi.  Sipas tij , ‘krimet e kryera gjatë luftës nuk ka qenë e thënë të ndodhin, nuk është dashur të ndodhin, ajo që duhet të ndodhë për pasojë është drejtësia, gjykimi dhe ndëshkimi i kriminelëve qoftë edhe në mungesë’.

“Jemi në Reçak për të nderuar kujtimin për 45 civilët e pafajshëm e të pa armatosur të vrarë si dhe për të ripërtërirë zotimin tonë për të mos harruar kurrë masakrën e 15 janarit 1999”, ka thënë Kurti.

Kurti ka deklaruar se ambasadorit Wiliam Walker i jemi përjetësisht mirënjohës për humanizmin dhe kontributin e tij gjatë kohës më të vështirë për popullin tonë.

Gjithashtu lexoni:

Zjarr në një fabrikë në Gjakovë

Arrestohen dy persona për kultivim të drogës

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte kundër popullsisë civile

Kurti: Janë dokumentuar 12,230 viktima të luftës në Kosovë, mbi një mijë ishin fëmijë

​Dalin para gjykatës dy serbët e arrestuar si të dyshuar për varrezën masive në Zubin-Potok

Kosova News 15/01/2025 15/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë
20:38 -29/07/2026
BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim
20:07 -29/07/2026
Zjarr në një fabrikë në Gjakovë
19:28 -29/07/2026
Haxhiu: SHBA-ja dhe BE-ja ta dënojnë gjuhën shoviniste të Vuçiqit e Bërnabiqit
19:13 -29/07/2026
Arrestohen dy persona për kultivim të drogës
19:12 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?