KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim
Lajme

BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim

Kosova News
Kosova News 20:07 -29/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian (BE) bëri thirrje që të shmangen deklaratat që nuk ndihmojnë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, duke theksuar se dialogu është e vetmja rrugë drejt përparimit në rrugën evropiane.“Vetëm përmes dialogut mund të arrihet përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Duhet të shmangen deklaratat dhe veprimet që nuk kontribuojnë në këtë qëllim”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me deklaratat e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për Kosovën.“Përparimi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është parakusht që të dyja palët të bëjnë përparim në rrugën e tyre evropiane”, tha zëdhënësi i BE-së.

Vuçiq më 25 korrik, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve më të rinj të Ushtrisë së Serbisë në Beograd, deklaroi se forcimi i ushtrisë, ruajtja e neutralitetit ushtarak dhe mbrojtja e integritetit territorial janë ndër prioritetet kryesore shtetërore të Serbisë.Duke iu drejtuar oficerëve të rinj, Vuçiq tha se betimi që ata kanë bërë i obligon të respektojnë Kushtetutën e Serbisë dhe të mbrojnë integritetin territorial të vendit.

Ai shtoi se si ata, ashtu edhe udhëheqja shtetërore, do të përballen me presione të ndryshme, por se ruajtja e integritetit territorial ka rëndësi parësore.Ai përsëriti qëndrimin zyrtar të Beogradit se Kosova është pjesë e Serbisë, duke iu referuar Kushtetutës së Serbisë dhe, siç u shpreh ai, “drejtësisë së Zotit”.

Serbia nuk e njeh pavarësinë që Kosova shpalli më 2008.Të dyja shtetet zhvillojnë dialog për normalizimin e marrëdhënieve, nën ndërmjetësimin e BE-së, që nga viti 2011.Në kuadër të këtij procesi janë arritur një sërë marrëveshjesh, por vetëm një numër i vogël i tyre është zbatuar në praktikë.Si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë, përparimi në procesin e normalizimit të marrëdhënieve është parakusht për avancimin në procesin e integrimit evropian./REL

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: SHBA-ja dhe BE-ja ta dënojnë gjuhën shoviniste të Vuçiqit e Bërnabiqit

Gërvalla: Serbia t’i hapë arkivat dhe t’i dorëzojë të gjithë personat e zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë

Hoti: Databaza e viktimave të luftës, detyrim ndaj së vërtetës e historisë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e katër personave për vjedhje të rëndë

Gjetja e varrit masiv në Zubin-Potok, reagon Haxhiu: Ky proces do ta ketë përkrahjen time të plotë

Kosova News 29/07/2026 29/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë
20:38 -29/07/2026
Zjarr në një fabrikë në Gjakovë
19:28 -29/07/2026
Haxhiu: SHBA-ja dhe BE-ja ta dënojnë gjuhën shoviniste të Vuçiqit e Bërnabiqit
19:13 -29/07/2026
Arrestohen dy persona për kultivim të drogës
19:12 -29/07/2026
Gërvalla: Serbia t’i hapë arkivat dhe t’i dorëzojë të gjithë personat e zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë
18:14 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?