KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Buleshkaj: 200 raste të konfliktit të interesit janë evidentuar sivjet
Lajme

Buleshkaj: 200 raste të konfliktit të interesit janë evidentuar sivjet

Kosova News
Kosova News 17:54 -09/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e  Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ka njoftuar se gjatë 2024-s janë evidentuar 200 raste të konfliktit të interesit, duke thënë se shtimi i rasteve lidhet edhe sinjalizimin e qytetarëve.

Ai ka thënë të hënën në “60 Minuta” të KTV-së se rastet sivjet janë më të komplikuara, duke shtuar se viteve të fundit shumë raste “kanë kaluar pa u vërejtur”.

“Për konfliktin e interesit kemi shumë raste, ngase lidhet edhe me vetëdijesimin e qytetarëve. Sivjet i kemi 200 raste që i kemi trajtuar. Rastet janë më të komplikuara se viteve të kaluara. Në të kaluarën shumë raste kanë kaluar pa u vërejtur”, ka thënë Buleshkaj.

Sipas Buleshkajt, sivjet janë 15 raste të dërguara në prokurori që lidhen me vonesën e deklarimit të pasurisë nga zyrtarët publikë. Ai ka thënë se ndryshimet e ligjit kanë bërë që vonesa e deklarimit të pasurisë t’ia mundësojë Agjencisë gjobitjen e zyrtarëve.

Drejtori i APK-së është shprehur se edhe numri i sinjalizuesve është shtuar dukshëm në Kosovë. Ai tha se sivjet është dyfishuar numri.

“Këtë formë të raportimit e shpjegojmë si besim i institucionit tonë”, ka thënë ai.

Buleshkaj i ka ftuar qytetarët që t’i raportojnë rastet ku dyshojnë se mund të ketë ndikim apo korrupsion.

“Agjencia i klasifikon dhe mund t’i përcjellë rastet për masa. Kemi pasur raste kur ka pasur evazion fiskal, e pastaj i kemi dërguar në Agjencinë Tatimore të Kosovës (ATK) dhe janë lëshuar gjoba. Nuk është e domosdoshme që rastet të jenë brenda mandatit tonë…Nuk është e domosdoshme që të sigurohet se ndonjë rast është shkelje. Dyshimi është i mjaftueshëm për ne”, ka shtuar ai.

Sipas Buleshkajt, viteve të fundit është rritur edhe komunikimi mes institucioneve.

“Kemi edhe sisteme komunikimi e këto bashkëpunime po besoj se do të parandalojnë në masë të madhe mundësinë për veprime joligjore”.

Gjithashtu lexoni:

Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti

KQZ-ja përmbyll vlerësimin e pakove të votimit me postë, 82,809 të aprovuara

Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Bajraktari: Pezullimi i hetimeve ndaj Radoiçiqit nuk nënkupton mbylljen e rastit

Kosova News 09/12/2024 09/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?