KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci diskuton me përfaqësues të DKA-ve dhe të shkollave ndryshimet ligjore për licencat e mësimdhënësve
Arsim

Nagavci diskuton me përfaqësues të DKA-ve dhe të shkollave ndryshimet ligjore për licencat e mësimdhënësve

Kosova News
Kosova News 19:30 -03/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në funksion të licencimit të mësimdhënësve të nivelit të arsimit parauniversitar, ka rishikuar dhe hartuar legjislacionin sekondar për këtë proces, ku janë paraparë ndryshime në disa dimensione, përfshirë llojet e licencës.

MAShTI, përmes Këshillit Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KShLM) pas hartimit të dokumenteve kryesore për sistemin e licencimit dhe avancimit në karrierë të mësimdhënësve, ka përgatitur edhe sisemin elektronik për aplikim përmes e-Kosova.

Për të ofruar udhëzime lidhur me procedurat e zbatimit dhe përdorimin e burimeve dhe materialeve përkatëse, MAShTI dhe KShLM kanë filluar takime të përbashkëta informuese në të gjitha regjionet e Kosovës, me përfaqësues të DKA-ve, drejtorë të shkollave dhe mësimdhënës.

Ministrja Arbërie Nagavci, zyrtarë të MAShTI, zyrtarë të Institutit Pedagogjik të Kosovës dhe përfaqësues të Projektit KosEd, në takimin e mbajtur sot në Mitrovicë, bashkë me përfaqësues të DKA-ve të këtij regjioni dhe pjesëmarrës të tjerë kanë diskutuar për rëndësinë e këtij procesi, ndryshimet ligjore, përgjegjësitë e ndara institucionale dhe zbatimin e tyre.

Ministrja Nagavci me këtë rast ka thënë se, synimi i Ministrisë së Arsimit ka qenë që të krijohet një autonomi më e madhe në shkolla, në mënyrë që shkolla të kryejnë pjesën e parë të vlerësimit dhe të mos ketë ngecje sikurse në të kaluarën, ku një pjesë e madhe e vlerësimeve nuk kanë mund të arrihen për shkak të resurseve të kufizuara të Inspektoratit, por edhe për të fuqizuar shkollat, sepse ato e dinë më së miri punën e përditshme të mësimdhënësve dhe nevojën për të ofruar mbështetje.

Nagavci, ndër të tjera ka bërë të ditur se, është paraparë edhe buxheti për shtesën që do të marrin mësimdhënësit për licëncën e avancuar, në mënyrë që të realizohet suksesshëm procesi i licencimit, ndërsa u shpreh se MAShTI do të sigurohet të kemi rezultate të besueshme dhe gjithçka të mbajë mirë në këtë proces.

U.D. drejtori i arsimit parauniversitar, Avni Rexha theksoi se, licenca e avancuar është mirëpritur nga drejtorët e shkollave sepse do të vlerësohet puna e mësimdhënësve të dalluar.

Alexis De Roquefeuli nga Projekti KosEd tha se BE mbështet fuqishëm procesin e licencimit të mësimdhënësve sepse është në linjë me praktikat evropiane, e sidomos pjesa e licencës së avancuar që i bënë mësimdhënësit e përkushtuar të njihen në sistem.

Sipas legjislacionit në fuqi mësimdhënësit do të kenë mundësi të pajisen me tri lloje të licencave: licencë të karrierës në mësimdhënie, licencë të avancuar në mësimdhënie dhe licencë të përhershme në mësimdhënie,  këto licenca lëshohen me afat për 7 vjet.

Sa i përket vlerësimit të performancës së mësimdhënësve (VPM) është bërë e ditur se, përbëhet nga vlerësimi i brendshëm dhe vlerësimi i jashtëm, ku vlerësimi i brendshëm i referohet procesit të:vetëvlerësimit, vlerësimit nga mësimdhënësit, vlerësimit nga drejtori i shkollësdhe vlerësimit nga nxënësit, ndërsa vlerësimi i jashtëm i referohet procesit të vlerësimit të mësimdhënësit nga Ministria dhe Inspektorati i Arsimit.

Gjithashtu lexoni:

Ministrja Nagavci viziton nxënësit në ditën e parë të testit PISA 2025

Kurti: Universitetet hapin portat e dijes

Provimi i Maturës 2025 pa ndryshime në format – MASHT paralajmëron masa ndaj shkelësve

Nagavci mbështet Panairin e Shkencës dhe Kulturës në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë

Ahmeti nënshkruan marrëveshje për mbështetjen dhe fuqizimin e të rinjve

Kosova News 03/10/2024 03/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

26 vjet nga rënia e Qamil Ilazit, komandant Bardhit nga Kaçaniku
09:26 -14/05/2025
26 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
09:07 -14/05/2025
Mbyllet numërimi i votave në 12 qarqe, PS siguron 83 mandate, PD “tkurret”
08:46 -14/05/2025
Presidenti i KE-së, António Costa sot në Kosovë, takon Osmanin e Kurtin
08:44 -14/05/2025
Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”
23:12 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?