KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rriten kërkesat për njohjen e diplomave të Universitetit të Mitrovicës
Arsim

Rriten kërkesat për njohjen e diplomave të Universitetit të Mitrovicës

Kosova News
Kosova News 09:17 -16/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Punësimi në institucionet publike të vendit ka shtyrë mijëra të diplomuar të Universitetit të Mitrovicës së Veriut për të kërkuar vlefshmërinë e diplomave të tyre nga Komisioni ad-hoc për Verifikim. Ata që po punojnë në këtë proces verifikimi kërkojnë që të zgjidhet më shpejt statusi i  këtij universiteti paralel.

Më shumë se 2100 të diplomuar në Universitetin e Mitrovicës, kryesisht serbë, kanë kërkuar njohjen e diplomave të tyre në Komisionin Qeveritar për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga ky universitet, në të shumtën për të aplikuar për punësim në institucionit e vendit. Vetëm vitin e fundit në këtë komision kanë kërkuar verifikim më shumë se 300 persona.

Kryetarja e Komisionit për Verifikimin e Diplomave të Universitetit të  Mitrovicës, Elzabeth Gowing, i ka thënë Radio Kosovës se kërkesat po rriten.

“Nga këto aplikime përftojnë shumë institucionet, për të pasur një fuqi punëtore më diverse në mënyrë që të përmbushim kuotën ligjore për të pasur 10 për qind të punësuar në nivel qendror nga komunitetet jo shumicë ”, ka thënë Gowing.

Gowing, që është gjithashtu këshilltare e kryeministrit për çështje të komuniteteve, thotë se duhet të zgjidhjet më shpejt statusi i këtij universiteti.

“ Kjo është pjesë e procesit të Berlinit dhe bisedimeve ( me Serbinë). Por në këtë frymë ne po shohim që këta individë (që kanë aplikuar) janë njerëz të guximshëm, të gatshëm për punë, për t’u integruar, për të dëshmuar që janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe duan të kontribuojnë. Kemi nevojë për ta”, ka theksuar Gowing. 

 Për të bërë të vlefshme një diplomë, Komisioni Verifikues ka një marrëveshje me organizatën “Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteve” e cila konfirmon me administratën e Universitetit se një person është i diplomuar.

Kreu i kësaj OJQ-je në Mitrovicë të Veriut, Aleksandër Arsenijevic, i ka thënë Radio Kosovës se kjo mënyrë e legalizimit të diplomave, kërkon një zgjidhje më të favorshme për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme.

 “Mungesa e një komisioni për verifikimin e diplomave dhe puna e ngadaltë tani po e bëjnë të vështirë integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Prandaj në të ardhmen nuk do të kemi shumë serbë në institucione,” thotë Arsenijevic.

Ai thotë se aktualisht nuk po mund të verifikohet asnjë diplomë e shkollës së mesme apo kolegjeve, përveç atyre universitare. “ Ky është një problem serioz për qytetarët tanë dhe të ardhmen e tyre në Kosovë,” shton ai.

Muajin e kaluar qeveria i ka zgjatur edhe për 6 muaj mandatin këtij  komisioni dhe së shpejti aplikimi do të mund të bëhet online. Komisioni gjithashtu do të zgjerojë mandatin edhe në nivel të arsimit të mesëm për t’ua mundësuar të diplomuarve në shkollat e mesme të aplikojnë për punësim ose për të studiuar në universitet në publik apo privat.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Kosova News 16/09/2024 16/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?