KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjilani bëhet me qendër ditore për fëmijët me nevoja të veçanta
Arsim

Gjilani bëhet me qendër ditore për fëmijët me nevoja të veçanta

Kosova News
Kosova News 14:24 -10/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se është përuruar Qendra Ditore për fëmijët me nevoja të veçanta në lagjen Arbëria.

Nënkryetarja Leonora Morina-Bunjaku, në emër të kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur mirënjohje për Fondacionin për Edukim Special dhe Rehabilitim për hapjen e kësaj qendre.

“Hapja e kësaj qendre shënon një kapitull të rëndësishëm në përfshirjen, mbështetjen dhe fuqizimin e fëmijëve me aftësi të veçanta”, tha Morina Bunjaku.

Ajo shtoi se për dhënien në shfrytëzim të objektit të ish-ambulancës në lagjen Arbëria është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me fondacionin.

Sipas saj, në këtë qendër do të ofrohen shërbime për rreth 40 fëmijë me aftësi të veçanta deri në moshën 21-vjeçare. Për këta fëmijë do të kujdeset një ekip profesional prej 15-20 personash nga fusha të ndryshme.

Ndërsa drejtoresha e Fondacionit për Edukim Special dhe Rehabilitim, Mimoza Dema, njëherësh eksperte e edukimit, u shpreh se janë të lumtur që kanë hapur Qendrën Ditore për fëmijët me aftësi të veçanta dhe Fondacionin në komunën e Gjilanit.

Ajo theksoi se kjo është një ditë e rëndësishme, pasi së bashku po nisin një udhëtim të ri për ta përmirësuar arsimimin dhe mbështetjen për fëmijët me aftësi të veçanta.

“Mezi presim ta shohim ndikimin pozitiv që do të sjellim së bashku”, tha Dema, thuhet në njoftim.

Drejtoresha shtoi se kjo qendër ditore ofron një mjedis mbështetës dhe gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të ndryshme, duke ofruar programe dhe aktivitete të përshtatura për t’i përmbushur nevojat unike të secilit fëmijë.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Kosova News 10/09/2024 10/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?