KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Jasharaj: Nuk ka grevë, viti i ri shkollor do të fillojë sipas planit
Arsim

Jasharaj: Nuk ka grevë, viti i ri shkollor do të fillojë sipas planit

Kosova News
Kosova News 23:36 -29/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Rrahman Jasharaj kryetar i SBASHK-ut,  ka folur për fillimin e vitit të ri shkollor dhe aktivitetet e Sindikatës së Arsimit. Ai tha se sa i përket SBASHK-ut, viti i ri shkollor do të fillojë sipas planit të paraparë.

Jasharaj tha se drejtoritë arsimore nëpër komuna kanë bërë të ditur se nga ana teknike shumica absolute e shkollave janë të përgatitura pbr vitin e ri shkollore, por ai shtoi se mbetet pikëpyetje pajisjet me tekstet shkollore, duke u bazuar në përvojën e vitit të kaluar lidhur me pajisjet e mjeteve mësimore, që sipas tij ka pasur vonesa të mëdha.

Jasharaj tha se sa i përket SBASHK-ut, viti i ri shkollor do të fillojë sipas planit  të paraparë. Megjithatë ai tha se është duke komunikuar me kryetarët e niveleve komunale dhe të universiteteve dhe paralajmëroi se në fundin e shtatorit do të mbahet takimi në Këshillin Drejtues, si organ më i lartë mes dy kongreseve të SBASHK-ut, dhe aty do të merret vendim se çfarë të veprohet tutje.

“Për t’i ikur grevave e protestave dhe për t’i dhënë hapësirë dialogut ne kemi filluar dhe jemi të angazhuar që të mbajmë takime me të gjithë ata që ndikojnë në krijimin e kushteve për dialog”, deklaroi Jasharaj, teksa shtoi se u kanë dërguar shkresa të gjithë shefave të grupeve parlamentare të partive politike.

Ai bëri të ditur se me 4 shtator do të ketë takim edhe me shefen e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, me qëllimin më të mirë që të ndikojë që çështjet të zgjidhen me dialog.

Jasharaj paralajmëroi  se do të bëjnë një nismë qytetare, nëse pajtohet anëtarësia për të mbledhur nënshkrime për t’ju drejtuar Parlamentit që ta rikthejnë në debat çështjen e ndryshimit të skemave pensionale për vitet e ’90-ta, sepse, sipas tij ndryshimet e bëra kanë qenë goditje e rëndë për punëtorët e arsimit, duke mos e gëzuar pensionin e punës.

Kërkesë tjetër e SBASHK-ut, sipas Jasharajt do të jetë edhe rrija e koeficientit për 30 për qind.

AI kritikoi ministren e Arsimit, Nagavci për shmangien e takimeve me SBASHK-un që nga viti 2022, duke shkaktuar rritjen e pakënaqësisë te punëtorët e arsimit.

Por sipas Jasharajt nëse kërkesat e SBASHK-ut heshten, atëherë mbetet që Këshilli Drejtues si organ më i lartë i sindikatës të marrë nisma për të vepruar më tutje, sipas ligjeve në fuqi për veprime sindikale/ rtk

Gjithashtu lexoni:

Nagavci viziton objektin e FShMN-së, falënderon Bashkimin Evropian dhe UNOPS për mbështetjen

Ministrja Nagavci viziton nxënësit në ditën e parë të testit PISA 2025

Kurti: Universitetet hapin portat e dijes

Provimi i Maturës 2025 pa ndryshime në format – MASHT paralajmëron masa ndaj shkelësve

Nagavci mbështet Panairin e Shkencës dhe Kulturës në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë

Kosova News 29/08/2024 29/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Gjenerali gjerman viziton KFOR-in, kërkon frymë të re në dialogun Kosovë-Serbi
18:37 -14/05/2025
Ambasadori britanik: E vërteta dhe drejtësia duhet të triumfojnë
18:14 -14/05/2025
Barcelona do të largojë tetë lojtarë gjatë verës
18:07 -14/05/2025
Nagavci viziton objektin e FShMN-së, falënderon Bashkimin Evropian dhe UNOPS për mbështetjen
18:04 -14/05/2025
Sveçla: Kthehen në pronësi të komunës hapësirat e uzurpuara nga strukturat paralele në veri
17:51 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?