Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një të dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë që kishte ndodhur më 8 qershor të këtij viti në fshatin Lajqiq të Kamenicës.
Sipas raportit 24-orësh të PK-së, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe municion.
“Lajqiq, Kamenicë / 08.06.2024-16:30. Lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara me 19.06.2024 është arrestuar i dyshuari kosovar dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie (me leje), dy fishekë cal-12 GA, dhe pesë(5) fishekë cal-7.62×29 mm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.


