KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Goran Rakiq dënohet me 3 muaj burgim me kusht dhe 1 mijë euro gjobë për mosraportim të pasurisë
Siguri

Goran Rakiq dënohet me 3 muaj burgim me kusht dhe 1 mijë euro gjobë për mosraportim të pasurisë

Kosova News
Kosova News 11:31 -19/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me 3 muaj burgim me kusht dhe 1 mijë euro gjobë Goran Rakiq i cili akuzohej se në cilësinë e ministrit për Komunitete dhe Kthim, nuk ka paraqitur saktë të dhënat e kërkuara në formularin për deklarimin e pasurisë.

Aktgjykimi në fjalë u shpall të mërkurën nga gjykatësja Naime Krasniqi-Jashanica, pasi që paraprakisht gjykata aprovoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë.

Sipas këtij aktgjykimi, dënimi i shqiptuar me burgim prej 3 muajve nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari Rakiq nuk kryen vepër tjetër penale brenda periudhës verifikuese prej një viti.

Ndërsa, dënimin me gjobë në lartësi prej 1 mijë euro i akuzuari Rakiq obligohet që ta paguaj në afat prej 15 ditësh pasi që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

Sipas aktgjykimit, nëse i njëjti nuk mund të paguaj dënimin me gjobë atëherë ky dënim do të zëvendësohet në dënim me burgim duke iu llogaritur shuma prej 20 euro për një ditë burgimi.

Po ashtu, i akuzuari Rakiq është obliguar që të paguaj edhe shpenzimet procedurale për aq sa do të llogariten nga gjykata dhe atë shumën prej  100 euro për paushallin gjyqësor.

Aprovohet marrëveshja për pranim të fajësisë mes Prokurorisë dhe ish-ministrit Goran Rakiq për mosdeklarim të pasurisë

Gjithashtu lexoni:

I kërkuar nga shteti dhe ndërkombëtarët, Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e të dyshuarit për disa vepra penale

MIT: Vazhdojnë investimet në Prishtinë, 9 milionë për tri projekte rrugore

​Bëri deklarim të rrejshëm për krimet në Zubin Potok, “dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë

Kaçanik: Një grua shpëtohet nga zona e rrezikshme falë ndërhyrjes së policisë dhe zjarrfikësve

Sot në Kosovë temperatura deri në 38°C, apel për kujdes nga të nxehtit

Kosova News 19/06/2024 19/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
scattered clouds
33° _ 32°
24%
3 km/h
Wed
32 °C
Thu
33 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje
17:53 -05/08/2026
Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pronës publike
17:20 -05/08/2026
Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin
16:07 -05/08/2026
Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar
15:32 -05/08/2026
Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €
15:17 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?