KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aprovohet marrëveshja për pranim të fajësisë mes Prokurorisë dhe ish-ministrit Goran Rakiq për mosdeklarim të pasurisë
Siguri

Aprovohet marrëveshja për pranim të fajësisë mes Prokurorisë dhe ish-ministrit Goran Rakiq për mosdeklarim të pasurisë

Kosova News
Kosova News 10:54 -19/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore e Prishtinës ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë mes Prokurorisë dhe të akuzuarit Goran Rakiq, i cili po akuzohet se në cilësinë e ministrit për Komunitete dhe Kthim, nuk ka paraqitur saktë të dhënat e kërkuara në formularin për deklarimin e pasurisë.

Pas aprovimit të kësaj marrëveshjes, prokurori i rastit Ali Ajdini tha se dënimi i rekomanduar për këtë rast është dënimi me burgim me kusht në kohëzgjatje prej 3 muajve, i cili dënim nuk do te ekzekutohet nëse brenda periudhës verifikuese prej një viti i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale dhe dënim me gjobë në shume prej 1 mije euro.

Lidhur me aprovimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, mbrojtësi i të akuzuarit Rakiq avokati, Asdren Hoxha tha se mbeten në tërësi pranë marrëveshjes se arritur në zyrën e prokurorit të shtetit.

Edhe i akuzuari Rakiq tha se mbetet në tërësi pranë deklaratës se dhënë në prokurori dhe marrëveshjes për pranimin e fajësisë, shkruan Betimi për Drejtësi.

Shpallja e aktgjykimit për këtë rast do të bëhet sot pas gjysmë ore.

Sipas aktakuzës së përpiluar nga 2 maj 2024 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, thuhet se Rakiq, në cilësinë e ministrit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, me dashje ka vepruar në kundërshtim me nenin 5 të Ligjit për Deklarim, Prejardhjen dhe Kontrollimin e Pasurisë së Zyrtarëve së Lartë Publikë, ashtu që i njëjti edhe pse ka qenë i obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë në formularin e deklarimit të pasurisë, nuk ka paraqitur saktë të dhënat e kërkuara.

Aktakuza thotë se Rakiq në formularin për deklarimin e pasurisë të dorëzuar më 31 mars 2021, nuk ka paraqitur saktë të dhënat e kërkuara për vitin 2020, respektivisht nuk ka deklaruar të hyrat vjetore të përfituara nga funksioni si asistent në Shkollën e Lartë Ekonomike në Pejë dhe funksionin në Ndërmarrjen Publike “Standard” në Mitrovicë.

Me këto veprime, Rakiq po akuzohet se ka kryer veprën penale nga kapitulli i korrupsionit “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave ose dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”, nga neni 430, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet. 

Gjithashtu lexoni:

Terras: Sa më shpejt një koalicion, të ketë qeveri funksionale

Mbi 17 kilogramë marihuanë kapen në Kaçanik, arrestohen dy persona

Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Ozdrim të Pejës – përfundojnë në spital

Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Kosova News 19/06/2024 19/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Holanda shkatërron Suedinë, Zeneli debuton në Botërorin 2026
21:12 -20/06/2026
Reali mohon interesimin për Olise: Nuk ka pasur kontakte me lojtarin
20:55 -20/06/2026
Terras: Sa më shpejt një koalicion, të ketë qeveri funksionale
20:09 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?