KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prezantohet Biblioteka e re Digjitale me 200 filma dokumentar për Mësimdhënësit e shkollave të Kosovës
Arsim

Prezantohet Biblioteka e re Digjitale me 200 filma dokumentar për Mësimdhënësit e shkollave të Kosovës

Kosova News
Kosova News 11:34 -04/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Është prezantuar Biblioteka e re Digjitale për Mësimdhënësit, projekt ky i DokuFest-it në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Ky projekt synon që mësimdhënësit të regjistrohen në këtë bibliotekë në të cilën gjenden filma dokumentar dhe që do t’iu ndihmojë atyre për të zhvilluar punën e mësimdhënies.

Drejtoresh ekzekutive e DokuFest-it, Linda Lluga-Gashi ka thënë se në këtë platformë më shumë se 350 mësimdhënës janë të regjistruar.

“Platforma integron filma dokumentar në kurrikulë. Filmat dhe materialet  ndihmojnë të zhvillojnë njohuri, mendimin kritik dhe po ashtu platforma ofron seminare dhe trajnime për mësuesit. Platforma jonë përmban 200 filma dhe rreth 130 fleta të punës të gjitha të harmonizuar me kornizën kurrikulare të Republikës së Kosovës”, tha Lluga-Gashi.

Ajo shtoi se duke u regjistruar, mësuesit fitojnë qasje të pakufizuar në këto burime të cilat ofrohen pa pagesë.

“Kjo iniciativë tani është akredituar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për trajnimin e mësuesve dhe përdorimin e mjeteve audiovizive në arsim. Më shumë se 350 mësimdhënës janë të regjistruar  në platformë”, theksoi ajo.

Ndërsa, Bora Shpuza, shefe e kabinetit të ministres Arbërie Nagavci, ka thënë se memorandumi mes MASHTI-t DokuFest-it është garanci e mbështetjes sonë të pandalshme për organizimin e sistemit arsimor.

“Krahas letërsisë artistike që mban biblioteka është shtëpia e së vërtetës ku faktet dhe informatat janë të sigurta dhe të vërteta. Rendësia saj vetëm është e shtuar dhe biblioteka në tërë botën vazhdon të mbetet burim i pashtershëm dhe i pa kontestuar i realitetit. Biblioteka digjitale që lansohet sot, e vazhdon këtë mision fisnik, por tani me forma moderne dhe qasje në rrjet. Kjo platformë do të ofroj mjete audiovizive të cilat mësimdhënësit tanë do t’i përdorin për ta bërë mësimin më tërheqës dhe më efektiv për të gjithë nxënësit. Një nga konceptet themelore të përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies që është objekt primar i qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Arsimit është shfrytëzimi i teknologjisë së avancuar”, tha ajo.

E menaxherja e programit në Ambasadën e Suedisë në Kosovë, Valentina Qarri, e ka quajtur një moment transformimi për Kosovën.

“Së bashku shpresoj që mund të bëjmë një ndikim të qëndrueshëm me një qasje më inovative për të gjithë. Besoj që vetëm edhe një fillim i udhëtimit të mirë që të vazhdojmë me inovacione të tjera”, tha Qarri.

Ndërsa Michael Davenport Ambasadori i OSCE-së, në Kosovë, ka thënë së kanë  mbajtur edhe punëtori të ndryshme duke përfshi 1500 nxënës deri më tani.

“Besoj që këtu proceset dhe sistemet mësimore universitet janë tejet të rëndësishme që të ndimojmë nxënësit studentët që ballafaqohen më shumë ndryshime ditë pas dite. Universitet publike në Prishtinë, Gjilanë, Gjakovë tani po ashtu përfshinë edhe mirëmbajtjen mediale dhe digjitale si pjesë obligative të programit të tyre. Në partneritet me DokuFest-in kemi bërë trajnim me shumë se 100 arsimtarë”, tha Davenport.

Gjatë prezantimi të plarformës, Eroll Bilibani, udhëheqës i DokuLAB-it ka theksuar që kjo platform fillon në shtator dhe për të gjithë mësimdhënësit e shkollave publike është pa pagesë.

“Tani e lansojmë që në shtator mund të fillohet në përdorim, është pa pagesë për mësimdhënësit, gjithmonë për mësimdhënësit do të jetë i qasshëm, për mësimdhënësit e shkollave publike. Platforma e ka opsionin e regjistrimit aprovimi, është manual për shkak te keqpërdorimeve që mundet mu bo edhe për shkak te memorandumit që kemi edhe me komunat. Përveç Ministrisë mund te sigurohemi që kjo bibliotekë përdoret nga mësimdhënësit”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Kosova News 04/06/2024 04/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?