KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ngrihet aktakuzë kundër 6 të dyshuarve për grabitjen në Parallovë të Gjilanit
Siguri

Ngrihet aktakuzë kundër 6 të dyshuarve për grabitjen në Parallovë të Gjilanit

Kosova News
Kosova News 12:23 -14/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve D.G., M.L., K.Xh., A.B., V.S. dhe N.M., për shkak të veprave penale ‘’Grabitja’’, ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’, ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’’. 

Sipas aktakuzës, me 18 nëntor 2021, në rrugën regjionale Gjilan-Prishtinë, në fshatin Parallovë, komuna e Novobërdës, të pandehurit D.G., M.L., K.Xh., A.B., V.S. dhe N.M., në bashkëveprim, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, kanë grabitur shumën e parave  prej 996,271.24€ dhe 46,780.00 dollar amerikan (USD) në dëm të të dëmtuarve Bankës Pro Credit, me seli në Prishtinë dhe kompanisë “Besa Security”me seli në Prishtinë,

“I pandehuri D.G., ka siguruar dhe vënë në qarkullim automjetin e tipit ‘’Volvo’’, ndërsa i pandehuri M.L., si menaxher në Kompaninë “Besa Security’’, ka përgatit automjetin special për transportimin e parave të gatshme, ashtu që i njëjti  pa dijeni të pronarit të kompanisë, këtë automjet e ka dërguar në autoservis pronar i të cilës është i pandehuri  K.Xh., ku aty bashkë me të pandehurin K.Xh., ia vendosin pajisjen elektronike për ç’aktivizim të motorit nga distanca përmes teledirigjimit dhe në ditën kritike të pandehurit A.B., V.S. dhe N.M., automjetin ‘’Volvo’’ e fshehin në fshatin Parallovë, ndërsa me automjet ‘’Zafira’’ i vihen pas në përcjellje automjetit ‘’Fiat’’, i cili kishte grumbulluar paratë nga automatet bankare për t’i dërguar në Bankën Qendrore Pro Credit në Prishtinë, ku me të arritur në fshatin Parallovë, e ndalin me teledirigjim dhe të njëjtit të maskuar dhe të armatosur me armë të gjata, fillimisht gjuajnë me armë, pastaj shoferin dhe tre punëtorë tjerë i nxjerrin jashtë, marrin nga automjeti 10 çanta të mbushura me para, i vendosin në automjetin e tyre dhe shkojnë tek vendi ku e kishin lënë automjetin ‘’Volvo’’, ndërsa automjetin ‘’Zafira’’ e djegin”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Gjilan.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime, të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘’Grabitja’’.

Të pandehurit V.S., A.B. dhe N.M., akuzohen edhe për veprën penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’. 

Po ashtu, i pandehuri A.B., akuzohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së, ndërsa, i pandehuri V.S. edhe për veprën penale ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’’, nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të KPRK-së.

Gjithashtu lexoni:

Kaçaniku kujton 10 gushtin e 1998-s, dita e rënies së tre heronjve

Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Kosova News 14/03/2024 14/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
71%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
34 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Shënohet Dita e Dëshmorëve të Kaçanikut
09:46 -10/08/2026
Ky është çmimi i naftës për sot
09:28 -10/08/2026
Kaçaniku kujton 10 gushtin e 1998-s, dita e rënies së tre heronjve
09:03 -10/08/2026
Hapet për qarkullim rruga ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë
08:59 -10/08/2026
Kuvendi i Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët
08:34 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?