Policia e Kosovës të mërkurën ka arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili pas një mosmarrëveshjeje e ka sulmuar fizikisht një burrë tjetër duke ia thyer hundën.
Rasti po trajtohet si lëndim i rëndë trupor dhe viktima është dërguar për tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull/k për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull m/k duke i shkaktuar lëndime trupore (frakturë të hundës). Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.


