Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollimit të një autobusi me targa vendore në Merdar, në valixhen e një pasagjeri kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 28 fishekë.
Rasti është iniciuar si “import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës.
“Zyrtarët policorë kufitarë së bashku me zyrtarët doganorë, gjatë kontrollimit të një autobusi me targa RKS, në valixhen e një pasagjeri mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të kalibrit 9-mm, dhe 28 fishekë”, thuhet në raportin e Policisë.
Në konsultim me prokurorin thuhet se rasti shkon në procedurë të rregullt.


