KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 16-vjeçarja akuzon profesorin se e ngacmoi seksualisht, Prokuroria kërkon prova
Siguri

16-vjeçarja akuzon profesorin se e ngacmoi seksualisht, Prokuroria kërkon prova

Kosova News
Kosova News 20:15 -12/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Është një mjedis shkollor dhe llogaritet ndër vendet më të sigurta për fëmijët pas shtëpisë së tyre.

Por, për një 16 vjeçare hapësira e shkollës, klasa e saj janë kthyer në makth muajin e fundit.

Ajo po dyshohet të jetë ngacmuar seksualisht nga profesori i saj i ekonomisë, në shkollën e arteve në Gjilan pikërisht gjatë orës së mësimit.

Vet viktima ka pranuar të rrëfej rastin për televizionin, në kushte anonimiteti.

“Profa erdh në klasë edhe tha po bëjmë pak muhabet me ju kënaq.
Në rastin e ditës së të dashuruarve profa na u ka drejtu, a ju keni ble najsend frajerave, unë ja kom kthy unë skom, përvec nanës tem, nuk kam mi ble kërkujt. Edhe profa n aspektin e ndihmës kishe, më ka thanë shko në Gilan qytet, është një dyqan anën e djathtë, ki rroba të brendshme mundesh me i marr ngjyrë të kuqe ose të zeza, unë gruas tem ja kam marr të kuqe. Edhe unë vec e lëshova fletën që e pata në dorë, ndër bankë, u shokova e ai vazhdoi ose mundesh me ja çu atë që  e pate në dorë, se gruja jem e ka, ja kom dhanë. Na u bonëm gati me dalë, se tha muni me dalë, kur tha ju të 4-ta rrini këtu, edhe më tha keni me pa ndëshkimin në nota që kom me jau bo që spo leni me ju kënaq juve”, ka thënë nxënësja që ka denoncuar ngacmimin seksual.

Për 16 vjeçaren kjo nuk është hera e parë që ndeshet me një situatë të tillë nga i njëjti profesor me inicialet K.Q.  

“Për trupin tem, vijat shumë të mira të trupit, je shumë e bukur, kur të rritesh mundesh me u bo modele, vec vazhdo kështu. Edhe nëpër korridore, e kom pasë telefonin mbrapa normal në xhep, dhe shumë herë ka ardhë më ka thanë heke telefonin pr…”, shtoi ajo.

E ai që e kishte ftuar policinë ishte vetë drejtori i shkollës Roland Masurica, që aktualisht ka marr vendim që ai profesor mos të ligjërojë më në klasën ku vijon mësimin 16 vjeçarja.

“E kanë raportu një rast si ngacmim, mirpo unë kam kërku gjithcka që po rrëfejnë ato me e shpërfaq në të shkruar, dhe me t’i shqyrtu ato dëshmi fizike me Këshillin e Shkollës, për shkak të peshës së rastit, unë pa humbur kohë i kam njoftuar policinë dhe drejtorinë e arsimit, këta janë në dijeni, rasti është në polici”, tha Roland Masurica Drejtor i Shkollës së Arteve.

Policia me të arritur në shkollë, kishte shoqëruar nxënësen në stacion, ku e kishte marr në pyetje për gati 4 orë pa prezencën e prindërve por të një punëtori social.

“Kom pas pyetje të shumta, pse e ke bo kush të ka nxit me bo, me e raportu”, u shpreh nxënësja.

Ky rast e ka tronditur shumë babanë e 16 vjeçares që ka rastisur të jetë në Gjermani dhe me të marr lajmin ka ardhur në Kosovë, për tu shkuar derë më derë institucioneve.

“Drejtoresha e arsimit kategorike, lena rastin neve, se nuk ka tjera vepra porfesori, profa so ksi njeri, përgjigja ka qenë na ja ndërrojmë profes klasën nuk shkon më në atë klasë. Me dy policë që kam bisedu më kanë thanë që neve prej prokurorisë na ka ardhë që s është ngacmim seksual por vetëm me e mbajt si shënim zyrtar”, ka thënë babai i 16 vjeçares që është ngacmuar seksualisht.

Se ky rast është klasifikuar si i tillë, e ka konfirmuar edhe Prokuroria, duke injoruar të gjitha pyetjet tjera për rastin, përfshirë atë se mbi çfarë baze ky rast nuk është hetuar tutje dhe a është intervistuar i dyshuari për këtë rast.  


“Sipas kërkesës suaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, ka udhëzuar Policinë e Kosovës që ky rast në mungesë të provave të mbetet me shënim zyrtar, mirëpo në rast të paraqitjes së ndonjë prove të re materiale rasti do të aktivizohet”, thonë nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

Dukagjini ka telefonuar edhe prokuroren e rastit, Bahtije Ademi por e njëjta ka refuzuar të përgjigjet duke rekomanduar që të drejtohemi tek Zyra për Media në Prokurori.

Drejtoresha e Arsimit në Gjilan, Albana Demiri nuk është përgjigjur në telefon, dhe në mesazhe gjatë gjithë ditës.

Ekipi i televizioni ka shkuar deri te zyra e saj, por e njëjta i ka thënë asistentit që do të na telefonojë vet më vonë, duke mos e bërë këtë asnjëherë.

Gjithashtu lexoni:

Armët në ahengje, rrezik për jetën dhe pronën: Policia raporton për disa raste

Kaçaniku kujton 10 gushtin e 1998-s, dita e rënies së tre heronjve

Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Aksident me fatalitet në Prishtinë

Kosova News 12/03/2024 12/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
71%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
34 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë kërcënueseç
11:08 -10/08/2026
Konjufca kritikon “qëndrimet tolerante të BE-së”: Serbia është burim kërcënimi dhe destabiliteti për rajonin
10:50 -10/08/2026
Armët në ahengje, rrezik për jetën dhe pronën: Policia raporton për disa raste
10:20 -10/08/2026
Shënohet Dita e Dëshmorëve të Kaçanikut
09:46 -10/08/2026
Ky është çmimi i naftës për sot
09:28 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?