KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq të Mitrovicës, policia jep detaje nga rasti ku u lënduan 14 persona
Siguri

Shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq të Mitrovicës, policia jep detaje nga rasti ku u lënduan 14 persona

Kosova News
Kosova News 09:11 -14/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga shpërthimi i një bombole gazi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ku 14 persona pësuan lëndime trupore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 16:35, ku shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Katërmbëdhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në bodrumin e shtëpisë ku po qëndronin. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen. Përveç të lënduarve si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale”, thuhet në raportin e Policisë.

Tutje, policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes përveç njësive të nevojshme policore kishin dalë edhe zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit.

Ndryshe, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se katër nga personat e lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq të Mitrovicës janë në gjendje më të rënduar shëndetësore nga djegia që kanë pësuar.

Siç bëhet e ditur në njoftim, të njëjtit pas operimit janë transferuar për mjekim të mëtejshëm në Mjekimin Intensiv Qendror. 

Vitia: 15 të lënduarit nga shpërthimi në Kçiq kanë pësuar djegie, katër në mjekim intensiv
Kurti qëndron në QKUK, interesohet për gjendjen shëndetësore të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit

Gjithashtu lexoni:

Sekuestrohen 86 mjete të mprehta dhe boksa metalikë në Pejë

352 raste në Emergjencën e QKUK-së brenda 24-orëve, 33 të lënduar në aksidente

Shtrenjtohen sërish nafta e benzina – këto janë çmimet e derivateve në Kosovë

Arrestohet në Merdare një person i dyshuar për spiunazh

Pas publikimit të pamjeve të KosovaNews prokuroria nis hetimet ndaj shoqëruesit të Sami Lushtakut ku dyshohet se kërcënoi zyrtarin policor

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?