Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se 352 raste kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë 24-orëve të fundit në Qendren Emergjente të QKUK-së.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, QKUK ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë trajtuar; 94 pacientë në Reanimim; 96 pacientë në Emergjencën Internistike; 66 pacientë në Emergjencën Kirurgjike; 67 pacientë në Emergjencën Ortopedike; 29 pacientë kanë marrë shërbime në sallën e vogël, ku janë kryer qepje, përpunim dhe pastrim i plagëve.
“Ndër rastet e veçanta, janë evidentuar 3 raste të përfshirë në përleshje fizike dhe 33 raste të të lënduarve në komunikacion”, thuhet në njoftimin e publikuar.
Gjatë 24-orëve janë bërë 31 pranime për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme të QKUK-së.

