KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Masakra e Mejës”, prokurorja Hajdari: Në aktakuzë janë 53 persona, vranë 370 civilë dhe tentuan të fshehin krimet në Serbi
Siguri

“Masakra e Mejës”, prokurorja Hajdari: Në aktakuzë janë 53 persona, vranë 370 civilë dhe tentuan të fshehin krimet në Serbi

Kosova News
Kosova News 10:58 -08/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për medie, lidhur me ngritjen e aktakuzave për krime të luftës.

Prokurorja Drita Hajdari ka bërë të ditur se deri tani prokurorët kanë ngritur 33 aktakuza kundër 89 personave, për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë.

Ajo tha se Prokuroria Speciale ka marrë kompetencat dikur në vitin 2016, për të pranuar të gjitha rastet në vitin 2018 ku në mesin e tyre ka qenë edhe Masakra e Mejës.

“Sa i përket aktakuzave, ju njoftoj se deri tani prokuroret kanë ngritur 33 aktakuza me 89 persona, më marrjen e kompetencave ishim ballafaquar me shumë probleme, e sidomos me rrethanat që kryerësit e këtyre veprave nuk kanë qenë në Kosovë, shumica e tyre në Serbi, e viktimat dhe dëshmitarët në Kosovë. E kjo ka ngritur vështirësi, se nuk kemi mundur të ngritim aktakuza pa i marrë në pyetje por kjo nuk na ka ndalur, ne kemi zhvilluar hetimet dhe kemi mbledhur provat, kemi intervistuar dëshmitarët”, theksoi ajo.

Hajdari shtoi tutje se sa i përket masakrës se Mejës, në aktakuzë janë 53 persona.

“Rastin e kemi trashëguar nga EULEX, rastin e ka hapur në vitin 2013 kundër 18 personave, dhe me pranimin e rastit, kemi vazhduar hetimin me grumbullimin e provave, intervistimin e dëshmitarëve. Kemi siguruar provave relevante nga Gjykata në Hagë, kemi zgjeruar hetimin edhe për 35 persona. Në aktakuzë janë 53 persona për masakrën e Mejës.

Aktakuza është e strukturuar në tri pjesë, pjesa e parë përfshin pesë persona që kanë planifikuar masakrën, pjesa e dytë përfshin grupin prej 11 të cilët kanë zbatuar planin e masakrës, grupi i tretë, prej 37 të pandehurve përbejnë ekzekutorë direkt”, tha ajo.

Tutje, Hajdari ka dhënë detaje për masakrën, duke thënë se në vitin 1999 janë vrarë 370 civilë.

 “Hetimi i prokurorisë special vërteton se në periudhën 27 -29 prill 1999 ishte zhvilluar një operacion sistematik i ushtrisë jugosllave dhe ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë, në atë operacion janë vrarë 370 civilë, të cilët nuk merrnin pjesë në luftë. Përveç vrasjes, operacioni përfshinte dëbimin e civileve, dhe djegien e shtëpive. Këto dëbime ishin të përfshira me keqtrajtime. Trupat e të vrarëve ishin varrosur në varrezat publike në Gjakovë, të cilët më vonë u zhvarrosen dhe u vendosën në Serbi, me qëllim për të fshehur krimet”, tha ndër tjera ajo.

Prokurorja shtoi tutje se masakra e Mejës është masakra më e madhe në Kosovë përgjatë luftës.

Ajo tha se kjo aktakuzë do të kalojë në shqyrtimin gjyqësor, dhe epilogun do ta marrë në Gjykatë.

Prokurori Morina për Masakrën e Dubravës: Nën hetim janë 88 të pandehur, një është në paraburgim
Masakrat e shumta – Prokuroria Speciale deri tani ka ngritur 33 aktakuza me 89 persona për krime lufte në Kosovë

Gjithashtu lexoni:

Kaçaniku kujton 10 gushtin e 1998-s, dita e rënies së tre heronjve

Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Kosova News 08/12/2023 08/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
71%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
34 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Ky është çmimi i naftës për sot
09:28 -10/08/2026
Kaçaniku kujton 10 gushtin e 1998-s, dita e rënies së tre heronjve
09:03 -10/08/2026
Hapet për qarkullim rruga ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë
08:59 -10/08/2026
Kuvendi i Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët
08:34 -10/08/2026
Protesta në Tiranë zhvendoset para ambasadës serbe dhe asaj ukrainase, protestuesit thirrje jashtë godinave: UÇK, UÇK
23:21 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?