KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Masakrat e shumta – Prokuroria Speciale deri tani ka ngritur 33 aktakuza me 89 persona për krime lufte në Kosovë
Siguri

Masakrat e shumta – Prokuroria Speciale deri tani ka ngritur 33 aktakuza me 89 persona për krime lufte në Kosovë

KosovaNewss
KosovaNewss 10:56 -08/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Speciale e Kosovës deri më tani ka ngritur gjithsej 33 aktakuza me 89 persona për krime lufte në Kosovë.

Këto të dhëna janë paraqitur në një konferencë për media të mbajtur të premten, ku është folur për masakrën e Mejës dhe atë në Burgun e Dubravës.

“Deri tani prokurorët vendor kanë ngritur gjithsej 33 aktakuza me 89 persona. Me marrjen e kompetencave ishim të ballafaquar me probleme të shumta e sidomos me rrethanat se kryesit e këtyre veprave penale nuk kanë qenë në Kosovë. Shumica e tyre janë në Serbi ndërsa viktimat dhe dëshmitarët janë në Kosovë, gjë që ka paraqitur vështirësi në ngritjen e aktakuzave”, ka thënë prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari.

Hajdari ka thënë se kanë pasur vështirësi pasi kryerësit e krimeve ishin në Serbi ndërsa viktimat dhe dëshmitarët në Kosovë.

“Pas përfundimit të luftës në Kosovë kompetencën ekskluzive për procedimin e krimeve të luftës në Kosovë e ka pasur fillimisht UNMIK-u e pastaj EULEX-i. Prokuroria Speciale ka filluar t’i marrë kompetencat në fillim të vitit 2016 për t’i pranuar të gjitha rastet fizikisht në fund të vitit 2018. Në mesin e këtyre rasteve ka qenë edhe rasti për Mejën e shumë e shumë raste të tjera për krimet e luftës të kryera në Kosovë”.

Hajdari, mes tjerash, tha se në vazhdimësi kanë zhvilluar hetimet duke intervistuar dëshmitarët.

“Në vazhdimësi i kemi zhvilluar hetimet, i kemi grumbulluar provat, i kemi intervistuar dëshmitarët madje edhe i kemi siguruar provat relevante nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë” tha Hajdari.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka thënë se prokurorët po përballen me sfida, pasi që hasin në vështirësi për sigurim të provave dhe dëshmive, marrë parasysh që kanë kaluar kohë e gjatë që nga koha e kryerjes së tyre.

Megjithëkëtë ai ka theksuar se ata po punojnë me përkushtim për zbardhjen e këtyre krimeve.

Ndër problemet për të cilat ka folur Isufaj kanë qenë edhe numri i vogël i prokurorëve dhe mungesa e një marrëveshjeje me Serbinë për trajtim të rasteve të krimeve të luftës në Kosovë.

Kurse prokurori Ilir Morina, në një konferencë për media ka thënë se për masakrën e Dubravës nën hetim janë 88 të pandehur.

Siç tha Morina hetimi ka filluar qe një kohë të gjatë dhe aktualisht një i pandehur është në paraburgim.

“Ka filluar shqyrtimi gjyqësor për rastin e masakrës së Dubravës. Nën hetim janë 88 të pandehur. Ky hetim ka filluar që një kohë të gjatë pasi ishte lëndë e EULEX-it, një të pandehur e kemi në paraburgim, është sfidë të kryhet një hetim lufte për dy vjet, por këto janë mundësitë ligjore. Me ligj paraburgimi është 2 muaj.

Për të pandehurit e tjerë vazhdojnë hetimet, dhe jemi duke mbledhur provat. Në momentin që do të jemi gati do të procedojmë edhe ndaj këtyre të pandehurve”, ka thënë Morina.

Prokurori Morina për Masakrën e Dubravës: Nën hetim janë 88 të pandehur, një është në paraburgim

Gjithashtu lexoni:

Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik

Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Aksident me fatalitet në Prishtinë

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

KosovaNewss 08/12/2023 08/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
71%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
34 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Protesta në Tiranë zhvendoset para ambasadës serbe dhe asaj ukrainase, protestuesit thirrje jashtë godinave: UÇK, UÇK
23:21 -09/08/2026
Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
23:13 -09/08/2026
Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes
23:10 -09/08/2026
Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik
23:06 -09/08/2026
Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër
23:00 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?