Zyrtarët policor, po vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar argjendarinë “Baraku”, pronari i së cilës u arrestua për përfshirje në grabitjen në Suharekë.
Argjendaria është bastisur edhe të dielën nga Policia e Kosovës, pas dy bastisjeve që ishin kryer ditë më parë nga zyrtarët policorë.
Pronari i arrestuar dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin kriminal në rastin e grabitjes së arit në vlerë të 250 mijë eurove.
Grupi që kreu grabitjen e armatosur në Suharekë pati përleshje me Policinë ditës së enjte, pas një operacioni të gjerë policor.
Nga ngjarja e grabitjeve në Suharekë, një person është vrarë, dy policë janë plagosur një është lënduar dhe shtatë të dyshuar janë arrestuar.


