Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese kanë rrethuar argjendarinë, pronari i së cilës është arrestuar për bashkëpunim me grupin të cilët kanë kryer grabitjen në Suharekë. NJSI-ja është duke bërë bastisje sërish në këtë argjendari.
Nga ky aksion janë duke u konfiskuar sërish stoli ari, ndërkaq brenda lokalit ka hetues policorë dhe zyrtarë nga Dogana.
Nga ngjarja e grabitjeve në Suharekë, një person është vrarë, dy policë janë plagosur një është lënduar dhe shtatë të dyshuar janë arrestuar.



