Kërkesa e Hajdar Ademaj dhe Zade Ademaj, prindërit e Lirdonës, që i kanë bërë Prokurorisë që t’ua mundësoj zhvarrosjen dhe rivarrosjen e trupit të së bijës është aprovuar.
Kështu nesër Liridona Muresli do të varroset në fshatin e sa të lindjes, e cila dyshohet se u vra me porosi të bashkëshortit të saj.
“Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamir se rivarrimi i vajzës tonë Liridona Ademaj e vrarë me datën 29.11.2023 behet nesër me datë 4 dhjetor 2023 me varrezat e fshatit Rracaj ne ora 14:00”, thuhet në njoftim të fshatit Rracaj.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Naim Murseli akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Granit Plava për “vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje”, ndërsa Kushtrim Kokalla për “marrëveshje për të kryer vrasje të rëndë”.
Të treve u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.