KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Klinaku: Protestën e PSD-së e mbështetëm për ta kundërshtuar veprimin e Trendafilovës
Lajme

Klinaku: Protestën e PSD-së e mbështetëm për ta kundërshtuar veprimin e Trendafilovës

Kosova News
Kosova News 16:31 -29/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Protestën e Partisë Socialdemokrate (PSD)  kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), Ekaterina Trendafilova, e ka mbështetur edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së Faton Klinaku.

Para eskalimit të protestës, Klinaku ka theksuar se do të ishte mirë që Trendafilova të ftoj në këtë diskutim së pari OVL-UÇK-në, për të shprehur siç ka thënë ai kritikat ndaj Gjykatës Speciale për ndalimin e komunikimit të paraburgosurve me familjarë dhe vizitorë.

“Nuk është roli i gjykatës sidomos tani roli i një gjykate që të merret apo të diskutojë me shoqërinë civile dhe mediat se gjoja çfarë zhvillimesh po ndodhin në Gjykatë Speciale. DO të bënte mirë që zonja Trendafilova të bënte diçka për shumë të drejta të njeriut që ia shkelin atje të paraburgosëve. Siç edhe e dini në rastin e fundit që ia kanë ndaluar edhe komunikimin me familjarë dhe vizitorë gjë që më të vërtetë është absurditet i llojit të vet që t’u ndalohet kjo”, është shprehur ai.

“Dhe do të ishte mirë që zonja Trendafilova të parin që do të duhej ta ftonte në takim duhet të na ftonte neve në këtë takim, sepse shoqëri  civile jemi edhe ne. Dhe natyrisht që pa hezitim do të kishim marrë pjesë”, ka deklaruar ai tutje ai raporton KP.

Në këtë protestë, Policia e Kosovës ka arrestuar disa anëtarë të Partisë Socialdemokrate, përfshirë edhe kryetarin Dardan Molliqaj.

Ndërsa, Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate ka theksuar se nuk do të lejojnë që “Gjykata Speciale e pa drejtë me u bërë normale”.

Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve të cilët gjendeshin para njërit nga hotelet në Prishtinës, ku pritej të zhvillohej një takim në mes kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatësja Ekaterina Trendafilova dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Ndryshe, Trendafilova ndodhet për vizitë në Kosovë dhe po mban një takim me përfaqësues të shoqërisë civile.

KMDLNj-ja e vlerëson “jo të dhunshme” protestën e PSD-së: Policia përdori forcë joproporcionale
PSD-ja proteston kundër vizitës së Trendafilovas, hidhet gaz lotsjellës e mjete shpërthyese, arrestohen disa persona (VIDEO)
Hedhja e gazit e shpërthyeseve, PSD thotë se janë arrestuar 6 aktivistë, kërkojnë lirimin e tyre

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Kosova News 29/11/2023 29/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?