KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit
Lajme

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Kosova News
Kosova News 18:28 -11/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kujtuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, në 31-vjetorin e masakrës ku u vranë 8.372 burra dhe djem boshnjakë.

Gërvalla tha se gjenocidi i Srebrenicës është një nga krimet më të rënda të kryera në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, i kryer nga forcat serbe të Radovan Karaxhiqit dhe Ratko Mlladiqit, dhe i dënuar nga drejtësia ndërkombëtare.

“Sot kujtojmë 8.372 burra dhe djem boshnjakë të vrarë mizorisht në gjenocidin e Srebrenicës, një nga krimet më të rënda të kryera në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo ka thënë se në Srebrenicë nuk u vranë vetëm mijëra njerëz, por u sulmua edhe e drejta e një populli për të ekzistuar i lirë, i barabartë dhe i sigurt.

“Srebrenica na kujton se gjenocidi nuk fillon me armët e vrasjet, por me urrejtjen, propagandën, mohimin e tjetrit dhe politikat që synojnë zhdukjen e një populli”, është shprehur Gërvalla.

Sipas saj, mohimi i gjenocidit përbën vazhdim të padrejtësisë ndaj viktimave dhe kërcënim për paqen.
“Ne në Kosovë e dimë mirë çfarë do të thotë të të ndjekin, të të vrasin, të të masakrojnë, të të dhunojnë e të të zhdukin, vetëm pse je kush je. Prandaj solidariteti ynë me popullin boshnjak nuk është vetëm akt kujtese, por qëndrim i palëkundur në mbrojtje të së vërtetës, drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor”, ka shkruar ajo.

Gërvalla ka bërë thirrje që viktimat e Srebrenicës të mos harrohen dhe që gjenocidi të mos mohohet e të mos përsëritet.`

Gjithashtu lexoni:

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës

Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë

Kosova News 11/07/2026 11/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë
19:14 -11/07/2026
Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj
18:47 -11/07/2026
Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë
17:56 -11/07/2026
Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve
17:45 -11/07/2026
Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz
16:21 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?