KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KPM-ja pranon 48 ankesa – Mehmeti: Borxhet ndaj KPM-së rreth 700 mijë euro
Lajme

KPM-ja pranon 48 ankesa – Mehmeti: Borxhet ndaj KPM-së rreth 700 mijë euro

Kosova News
Kosova News 10:56 -25/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni i Pavarur për Medie (KPM) deri në nëntor ka pranuar 48 ankesa, të natyrave të ndryshme, ka konfirmuar kryetari i këtij institucioni, Jeton Mehmeti.

Lloji i parë i ankesave, ai sqaroi se vijnë nga subjektet e licencuara ndaj njëra-tjetrës. Përderisa pohoi se pranojnë edhe ankesa kur qytetarët supozojnë se janë viktima të lajmeve të pasakta.

“Vetëm gjatë këtij viti kemi pranuar rreth pesëdhjetë ankesa të ndryshme dhe këto ankesa kanë të bëjnë me natyra të ndryshme. Lloji i ankesave kanë të bëjnë të bëjnë me vetë ankesat subjektet të licencuara kanë për njëra tjetrën, aspektin të drejtat e transmetimit të drejtat e autorit e kështu më radhë”.

“Ankesat e tjera kanë të bëjë kur qytetarët vet ankohen ose kur janë vet supozojmë që janë viktima me një lajmë të pasaktë dhe kësin lloji bëjnë ankesë nga një raportim të pasaktë apo kur qytetarët publiku konstanton apo mendon se një përmbajtje televizive nëse ndonjë debat televiziv apo një përmbajte argëtuese është në kundërshtim me kodin etikës dhe si të tilla ankohen dhe bëjnë pra ankesa pranë  Komisionit të Pavarur për Media dhe si Komision ne trajtojmë secilën ankesë në bazë të materiale në bazë të gjetjeve që kanë dhe bëjmë konluzionet tona për secilën veç e veç”.

Mehmeti ka sqaruar se kanë pranuar ankesa nga disa kompani se po transmetohen në mënyrë ilegale kanale nga kompani të pa licencuara. Ai ka përmendur edhe një rast kur një operator kabllor është ankuar që në një zonë të caktuar po shpërndahen materiale televizive.

“Ankesat janë të natyrave të ndryshme janë vetë nga të licencuarit tanë shembull kemi pasur rastin kur ka qenë drejta e transmetimit të disa kanaleve sportive ne këtu kemi pasur ankesa nga disa kompani se dikush po i transmeton në mënyrë ilegale dhe për këto kemi ndërmarrë veprime të menjëhershme  duke kërkuar atyre që të i ndërpresin transmetim të tillë. Kemi ankesa kur një operator kabllor ankohet se në një zonë të caktuar ka një operator  të shpërndarjes, i cili nuk është i licencuar pra po shpërndan materiale televizive dhe këtë rast një intervenim menjëherë duke konfiskuar pajisjet atij operatorit apo duke i kërkuar të licencohet pranë KMP-së”.

Për ankesat e qytetarëve ai tha se kur ata konsiderojnë që përmbajtja që është transmetuar ka qenë e dëmshme, apo është përdorur gjuhë fyese, menjëherë e shqyrtojnë në bazë të procedurave.

“Praktikisht një lloj i ankesave që ka të bëjë më çështjet administrative  dhe të drejtat e transmetimit, por një lloj i ankesave ka të bëjë vetëm me përmbajtje televizive dhe këtu vjen shprehje kur qytetarët bëjnë ankesa për përmbajtjen të cilat ato i konsiderojnë të dëmshme apo shohin gjuhë fyese dhe vulgare apo shohin gjuhë të urrejtjes apo shohin dhunë me përmbajtje televizive dhe bëjnë ankesa pranë KPM-së pastaj KMP i ka procedurat e veta për t’i trajtuar ato ankesa”.

Mehemti tha se kanë trashërguar shumë të madhe të borxheve, duke sqaruar se aktualisht ndaj këtij institucione subjektet të ndryshme kanë obligime rreth 700 mijë euro, raporton EO.

“Ne si KPM kemi trashëguar një shumë të madhe të borxheve që kanë e cila përfshin borxhet ndaj KPM-së mbi tarifat e licencës meqë secili operator në media që licencohet pranë KPM-së duhet të paguajë  tarifën ditore dhe këtu kemi pasur e mos efikasitet  të pagesave të tarifave të licencës dhe kemi raste kur janë shqiptuar gjoba për arsyetim të ndryshme dhe ati nuk janë paguar dhe në përgjithësi kemi të bëjmë me një shifër rreth 700 mijë euro të cilat janë borxhet që subjektet e ndryshme i kanë KPM”.

Ai madje tha se ka 15 vjet që disa subjekte i kanë borxhe KPM-së, për çka sqaroi se në korrik të këtij viti kanë marrë vendim që tu mundësohet t’i paguajnë borxhet në 12 muajt e ardhshëm.

Sipas tij, rreth 115 mijë euro të kësaj shume janë zotuar se do të paguhen, ndërsa 65 mijë euro janë paguar menjëherë.

“Sa i përket mos pagesës së borxheve ne kemi parë që ka rreth 15 viteve që disa subjekte janë në borxh ndaj Komisionit të Pavarur për Media, dhe me 17 korrik të këtij viti kemi marrë vendim si Komision të gjithë subjektet që janë në borxhe të mundësohet një marrëveshje ku 12 muajt e ardhshëm t’i paguajnë të gjitha borxhe”.

“… kjo me qëllim që tu lehtësohet edhe financiarisht barra e këtyre subjekteve dhe deri më tani kemi pasur sukses me vendimin që e kemi ndërmarr është fjala për rreth 115 mijë euro zotime që menjëherë na kanë ardhur mediat dhe janë zotuar që do t’i paguajnë në 12 muajin e ardhshëm apo disa prej tyre kanë paguar menjëherë raportet e po flasim për 65 mijë euro të cilat janë paguar menjëherë dhe rreth 25 mijë prej tyre janë gjoba të cilat nuk janë paguar më herët, por që tani janë paguar menjëherë”.

Kryeshefi i KPM-së: Policia e Krimeve Ekonomike është duke hetuar rastin e “Klan Kosova”  dhe “Art Motion”

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Kosova News 25/11/2023 25/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?