KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pasurohet lista e monumenteve, Guri i Nënës Pashke dhe lokali “Panda” merren nën mbrojtje
Lajme

Pasurohet lista e monumenteve, Guri i Nënës Pashke dhe lokali “Panda” merren nën mbrojtje

Kosova News
Kosova News 19:50 -07/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Guri i Nënës Pashke dhe lokali “Panda” në Pejë, janë në mesin e aseteve që i janë shtuar Listës së trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme, ka njoftuar kryeministri Albin Kurti në Facebook të shtunën në mbrëmje.

Pos tyre, ai ka njoftuar se në këtë listë janë shtuar edhe Spitali Ushtarak i Gradicës, Përmendorja e Minatorëve, Xhamia e Sfircës, Varri i Don Mikel Tarabulluzit dhe afreskat romake të Dresnikut. Janë 23 asete që i janë shtuar listës së trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme, ka thënë Kurti.

Përfshirjen e grupit të Nënës Pashke në këtë listë, Kurti e ka cilësuar si hap të domosdoshëm.

“Kujtimi për vetëflijimin e Nënës Pashke dhe guri që simbolizon aktin e saj do të jenë në përkujdesje shtetërore. Përfshirja në listën e trashëgimisë kulturore, në kategorinë ‘shpirtërore’ ishte hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes përfundimtare për Gurin përkujtimor të Nënës Pashke. Më të mirin rrëfim për Pashke Krasniqi Markaj deri sot e ka bërë shkrimtari ynë Ag Apolloni në dokuromanin e tij ‘Një fije shprese, një fije shkrepëse’”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Guri përkujtimor i Pashke Markut u mor nën mbrojtje të shtetit nga fundi i korrikut, kur u bart në kompleksin memorial “27 Prilli” në Mejë të Gjakovës. Autoritetet u vunë në mbrojtje të përkohshme të këtij guri, pasi paraprakisht, përfundoi në mbeturina. Guri qe marrë nën kujdes të Agjencisë për Menaxhim të Komplekseve Memoriale të Kosovës, një javë pasi pronari i tokës vendosi ta hiqte nga vendi ku qëndroi për dy dekada.

Përfshirjen e spitalit të Gradicës, Kurti ka thënë se është bërë për t’u shndërruar në pikë reference dhe nderimi për mjekët dëshmorë të Kosovës.

“Doktor Lec Gradica nuk u ndalë së ushtruari profesionin e tij deri në momentin që ra dëshmor për lirinë e Kosovës. Oda e familjes së tij në Gradicë të Drenasit ishte shndërruar në spital ushtarak të zonës ku ai i shëronte ushtarët e plagosur të UÇK-së. Kjo shtëpi tash e tutje do të mbrohet me ligjet e shtetit për t’u shndërruar në pikë reference dhe nderimi për doktor Lecin dhe mjekët e tjerë dëshmorë të Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Në mbrojtje shtetërore është marrë edhe Përmendorja e Minatorëve në komunën veriore të Mitrovicës, e ndërtuar më 1973 dhe që për autor ka disidentin serb, njërin ndër kundërshtarët më të guximshëm të Millosheviqit, arkitektin Bogdan Bogdanoviq.

Për lokalin “Panda” në Pejë, ku nga shërbimet serbe u vranë gjashtë të rinj serbë e më pas u akuzua rrejshëm UÇK-ja, Kurti ka thënë se mbrojtja e këtij lokali vjen si alarm e thirrje për vigjilencë “karshi mendësisë së pandryshuar politike të Serbisë”.

“Më 14 dhjetor 1998 në lokalin ‘Panda’ në Pejë, shërbimet serbe ekzekutuan gjashtë të rinj serbë për të akuzuar rrejshëm UÇK-në si fajtore, në përpjekjen e regjimit të Millosheviqit për të justifikuar gjenocidin që po ngjante në Kosovë. Përveç si kujtesë historike, mbrojtja me ligj të shtetit e këtij lokali vjen edhe si alarm dhe thirrje për vigjilencë karshi mendësisë së pandryshuar politike të Serbisë në raport me shqiptarët dhe Kosovën”, ka shkruar ai.

Xhamia e Sfircës, e ndërtuar në vitin 1890, është objekti më i vjetër në komunën e Kamenicës. Ky simbol i identitetit kulturor e fetar, konsiderohet si një prej monumenteve më të rëndësishme të kësaj ane, ka thënë Kurti.

Don Mikel Tarabulluzi ka qenë mësuesi i parë shqiptar në Kosovë. Në një ambient ku jetonin shqiptarë dhe kroatë, ai hapi shkollën e parë shqipe dhe shërbeu edhe si prift edhe si mësues, ka shtuar Kurti për përfshirjen e varrit të Don Mikel Tarabulluzit në këtë listë.

Afreska të periudhës romake të gjetura në Lokalitetin arkeologjik të Dresnikut në Klinë, shtëpi tradicionale e kulla shqiptare që i kanë rezistuar shekujve, mullinj, shkolla, kisha, janë pjesë e listës së fundit të aseteve që morën statusin e mbrojtjes ligjore.

Vendimi për përfshirjen e këtyre aseteve në Listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme është marrë të premten nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku. Nuk ka pasur njoftim të mëhershëm për këtë çështje.

Në listë janë edhe:

1. Kulla e Duhanit “Adem Zajmi” – Peje;

2. Ndertesa e lokalit “Panda” – Peje;

3. Kulla e Beke Syle Millakut – Ujmire;

4. Kulla e Gjon Mark

5. Mulliri i Isuf Halilit – Pertoq i eperm;

6. Kulla e Nue Jakut – Videje, Kline;

7. Shtepia dhe ahri i familjes Muniku – Prizren;

8. Shtepia e familjes Tupeci – Prizren;

9. Shkolla e vjeter e fshatit Mushtisht – Suhareke;

10. Shtepi bani mi Izet Mako Iii -Maree, Prishtine;

11. Ish Spitali Ushtarak Gradice -Drenas;

12. Permendorja e Minatoreve -Mitrovice;

13. Ish Banoksi – Mitorovice;

14. Oda e Rrahim Igrishtes -Selac;

15. Mulliri i Rrahim Igrishtes -Selac;

16. Kisha e Rekes – Fshati Koprive, Mitrovice;

17. Varri i Don Mikel Tarabulluzit – Fshati Letnice, Viti;

18. Xhamia e Sfirces – Dardane;

19. Kulla e Hasanit – Kulla e Rambujese, Kac;anik;

20. Shtepia e Agim Luzhes – Begrace, Kac;anik;

21. Xhamia e vjeter Komogllave -Ferizaj;

22. Afreskat e Stibadium-it Triclinium – it – Dresnik;

23. Guri i Nanes Pashke.

Gjithashtu lexoni:

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Basha: Nuk bëhet fjalë për “heqje dheu” – Rama po manipulon, por nga mashtruesit dhe manipuluesit nuk pritet më shumë

Kosova News 07/10/2023 07/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?