KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dy zyrtarët e Suharekës të dyshuar për korrupsion – Apeli ua zëvendëson masën e paraburgimit me arrest shtëpiak
Siguri

Dy zyrtarët e Suharekës të dyshuar për korrupsion – Apeli ua zëvendëson masën e paraburgimit me arrest shtëpiak

Kosova News
Kosova News 11:11 -05/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e Apelit, ua ka ndërprerë masën e paraburgimit të dyshuarve Berat Kabashi dhe Enver Shabani, duke ua zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak.

Enver Shabani, drejtor i Shërbimeve Publike në Suharekë dhe Berat Kabashi, zyrtar i Komunës së Suharekës, dyshohen se i kanë shkaktuar mbi 74 mijë euro dëm komunës përmes keqpërdorimit me tenderin e rrugës në Mushtisht.

Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit  arreston dy zyrtarë të lartë të Komunës së Suharekës

Të dyshuarve Kabashi dhe Shabani, Gjykata Themelore në Prizren më 24 gusht 2023 ua ka caktuar masën e paraburgimit, kurse me vendimin e 21 shtatorit 2023, kjo Gjykatë ua kishte vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj, raporton Betimi për Drejtësi.

Kundër vendimit të 21 shtatorit 2023, në afat ligjor ankesë kishte parashtruar mbrojtësi i të dyshuarit Kabashi, avokati Blerim Mazreku, i cili kishte propozuar që masa e paraburgimit ndaj Kabashit të ndërprehet dhe i njëjti të mbrohet në liri ose t’i zëvendësohet me masën e arrestit shtëpiak.

Po ashtu, ankesë kishin parashtruar edhe mbrojtësit e të dyshuarit Shabani, avokatët Asman Hoxha dhe Qazim Hasanaj, të cilët kishin propozuar që ndaj të mbrojturit të tyre të merret vendim me të cilin i njëjti do të mbrohej në liri ose masën e dorëzanisë, apo ndonjë masë tjetër më të butë.

Pas arrestimit të zyrtarëve të Komunes së Suharekës, Krimet Ekonomike arrestojnë edhe pronarin e një  kompanie

Ndërsa, Gjykata e Apelit, me vendimin e 28 shtatorit 2023, aprovoi si të bazuara ankesat e mbrojtësve të të dyshuarve, duke ndryshuar masën e paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak.

Sipas vendimit, masa e arrestit shtëpiak ndaj Kabashit dhe Shabanit, do të zgjasë deri më 28 tetor 2023.

Në arsyetimin e vendimit të Apelit, thuhet se nuk është gjetur ndonjë rrethanë të posaçme apo konkrete që predominon në mënyrë të pakontestueshme vendimin e masës së paraburgimit të të pandehurve.

Apeli ka vlerësuar masën e arrestit shtëpiak si masë izoluese dhe më pak kufizuese se masa e paraburgimit dhe se me të njëjtën do të sigurohet prezenca e të pandehurve dhe veprimi efektiv hetimor i Prokurorisë.

Vendimin e shkallës së parë për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj, Apeli e ka vlerësuar si të gabuar, ngase thuhet se nuk është arsyetuar nëse me ndonjë masë më të butë do të arrihej zhvillimi i procedurës penale.

“Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës së parë ka vlerësuar drejt se ekzistojnë kushtet ligjore të përgjithshme dhe të veçanta, mirëpo ka nxjerrë përfundim të gabuar se me vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve do të mund të sigurohej zhvillimi efikas i procedurës penale, duke mos arsyetuar në mënyrë adekuate nëse me masat më të buta do të mund të realizohej zhvillimi i procedurës penale. Gjykata e Apelit vlerëson se të gjitha faktet vendimtare drejtojnë në aplikimin e masës se arrestit shtëpiak duke qenë se edhe me këtë masë do të mundësohej realizimi i suksesshëm i procedurës penale”, thuhet në vendim.

Ndryshe, Shabani dhe Kabashi ishin arrestuar më 22 gusht, ndërsa Gjykata Themelore në Prizren, më 24 gusht kishte aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, duke ua caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh (secilit veç e veç).

“Betimi për Drejtësi” kishte siguruar aktvendimin për fillimin e hetimeve, të cilin Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda e kishte marrë ndaj Shabanit dhe Kabashit, ku sipas këtij vendimi, të njëtit prej 18 maj 2022 deri më 12 dhjetor 2022, në Suharekë në cilësi të personavezyrtarë dhe atë Berat Kabashi në cilësinë e menaxherit tëkontratës dhe Enver Shabani në cilësinë e mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë të menaxherit të kontratës, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tyre zyrtar nuk i përmbushin detyrat zyrtare të tyre me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete dhe për personat tjerë, të njëjtit me dashje shkelin ligjin e Prokurimit Publik.

Sipas vendimit, Shabani dhe Kabashi me dashje nuk kanë kryer detyrat e domosdoshme të përcaktuar me ligj, në atë mënyrë që me vendimin 01-Nr.016-29186 të datës 18.05.2022 të lëshuar nga Kryetari i Komunës së Suharekës caktohen në menaxhimin e kontratës me numër prokurimi 624-22-1007-5-2-1 dhe 624-22-016-521 me titullin e kontratës “ndërtimi i rrugëve: “Rexhepi Velia-me segment”, “Molika”, “Shaljanët – segment”, “Kovaçi”, “Tafa”, “Jetush Shala” dhe “Haxhi Shania”, në fshatin Mushtisht”, mirëpo nga informatat e siguruara dhe verifikimit të të njëjtave është konstatuar se të hollat janë paguar për Operatorin Ekonomik mirëpo rrugët nuk janë shtruar siç parashihet në kontratë.

Për këto veprime, në vendim thuhet se të njëjtit Komunës së Suharekës i kanë shkaktuar dëm në shumën prej 74 mijë e 214 euro e 74 cent.

Gjithashtu lexoni:

Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë

Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë

Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde

Pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Kosova News 05/10/2023 05/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut
18:32 -04/08/2026
Përurohet rehabilitimi i kanalit të Ibër-Lepencit prej 18 milionë euro, Kurti: Investim strategjik për mbrojtjen e kanalit dhe sigurinë ujore të vendit
16:37 -04/08/2026
Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur
16:14 -04/08/2026
Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë
15:50 -04/08/2026
Kurti: Kosova gati për një ngjarje historike sportive
13:28 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?