Pas një hetimi disamujor Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë të lartë të Komunës së Suharekës. Sipas burimeve të KosovaNews bëhet fjalë për Enver Shabanin drejtor i Shërbimeve Publike në Suharekë dhe Berat Kabashin zyrtar në drejtorinë e shërbimeve publike.
Sipas burimeve të KosovaNews dy të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh me vendim të prokurorit të rastit Petrit Kryeziu.
Rasti ka të bëjë për dyshime në keqpërdorime në tenderë për ndërtimin e disa rrugëve nëpër disa fshatra të Komunës së Suharekës.



